• e shtunë, 23 nëntor 2024

Daçiq: 13 persona e humbën jetën nga shembja e konstruksionit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, tre persona ndodhen në spital

Daçiq: 13 persona e humbën jetën nga shembja e konstruksionit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, tre persona ndodhen në spital

Beograd, 1 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq për RTS deklaroi se sipas informatave më të reja - 13 persona e humbën jetën pasi që sot në mesditë u shemb konstruksioni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Tre të lënduar janë dërguar në Qendrën klinike dhe ndodhen në gjendje serioze.

Ai shtoi se dy gra janë nxjerrë nga rrënojat dhe se operacioni shpëtimtar ka qenë jashtëzakonisht i vështirë.

"Bëhet fjalë për konstruksion të rëndë dhe masiv, që është shumë vështirë të ngritet dhe të arrihen të lënduarit", deklaroi Daçiq.

Ministri shtoi se druan se ka më shumë viktima. Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë i moshës gjashtëvjeçare. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR