• e premte, 12 korrik 2024

Dëshmitarët okularë: Trupat izraelite depërtuan më thellë në Rafah

Dëshmitarët okularë: Trupat izraelite depërtuan më thellë në Rafah

Rafah, 14 maj 2024 (MIA) - Ushtarët izraelitë janë futur më thellë në Rafah, deklaruan dëshmitarët okularë në qytetin më jugor të mbipopulluar në Rripin e Gazës.

Informacioni vjen në një kohë të shenjave gjithnjë e më të qarta se Izraeli po shkon drejt përmbushjes së kërcënimeve të javëve të fundit për të sulmuar Rafahn, bastionin e fundit të lëvizjes Hamas, raporton DPA.

Thuhet se janë vërejtur tanket izraelite duke lëvizur nga lagjet lindore në ato perëndimore të qytetit, duke përfshirë edhe lagjen Xhanina.

Forcat izraelite të Mbrojtjes nuk kanë komentuar ende këto pretendime.

Aleatët e Izraelit, përfshirë mbështetësin më të madh të Izraelit, SHBA-në, kanë paralajmëruar prej javësh shtetin hebre kundër nisjes së një ofensive tokësore në Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga luftimet në pjesë të tjera të enklavës palestineze. qa/

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR