• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dënohen 177 këmbësorë, 156 për kalim të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë

Dënohen 177 këmbësorë, 156 për kalim të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë
Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Janë sanksionuar 177 këmbësorë gjatë ditës së djeshme në periudhën prej orës 10 deri në orën 15 në aksionin e përforcuar kontrollues të realizuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve të cilat i bëjnë këmbësorët. 
 
Gjatë kontrollit, informojnë nga MPB, nga gjithsej 177 këmbësorët e dënuar, 156 janë për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë. 
 
Gjatë konttrollit janë sanksionuar madje edhe 89 lloje të tjera të kundërvajtjeve. 
 
Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB ju bëjnë thirrje qytetarëve që t'i respektojnë rregullat në komunikacion. Këmbësorët ta kalojnë rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë sepse mosrespektimi i rregullave në komunikacion do të sanksionohet. fc/
 
Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR