Dënime me kusht për pronarët e deponisë në Vizbeg për sulmin ndaj ekipit të gazetarëve
- Gjykata Themelore Penale në Shkup u ka dhënë dënim me burg me kusht A. N. dhe M. K., të cilët sulmuan ekipin e gazetarëve të televizionit Alsat më 9 korrik të këtij viti. Incidenti ndodhi gjatë zjarrit të madh në deponinë ilegale në Vizbeg të Shkupit, ndërsa gazetarët ishin në terren duke raportuar për ndotjen serioze të ajrit.
- Post By Sara Ademi
- 15:17, 25 korrik, 2025
Shkup, 25 korrik 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Penale në Shkup u ka dhënë dënim me burg me kusht A. N. dhe M. K., të cilët sulmuan ekipin e gazetarëve të televizionit Alsat më 9 korrik të këtij viti. Incidenti ndodhi gjatë zjarrit të madh në deponinë ilegale në Vizbeg të Shkupit, ndërsa gazetarët ishin në terren duke raportuar për ndotjen serioze të ajrit.
Dy të pandehurit pranuan fajësinë para Gjykatës dhe u pajtuan me të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre nga Prokuroria Publike.
Gjykata i shpalli fajtorë dhe dënoi A. N. me tre vjet lirim me kusht dhe M. K. me një vit e tre muaj lirim me kusht. Nëse nuk i përmbahen kushteve të dënimit, ata do të burgosen në mënyrë efektive. sa/
foto: MIA