• e premte, 05 dhjetor 2025

Dënime me burgim të përjetshëm për Palevskin, Manevin, Videvskin dhe Keshishevin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, babai i Vanjës lirohet nga akuzat

Dënime me burgim të përjetshëm për Palevskin, Manevin, Videvskin dhe Keshishevin për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, babai i Vanjës lirohet nga akuzat

Shkup, 25 qershor 2025 (MIA) – Dënime me burgim të përjetshëm sot janë shqiptuar ndaj të akuzuarve Lupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski i cili u akuzua se ka dhënë informacione në lidhje me lëvizjet e vajzës së tij është liruar nga akuzat.

Pas shpjegimit të veprave për të cilat ngarkohen dhe ngjarjet që lidhen me rrëmbimet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, gjykatësi Ivica Stefanovski shqiptoi dënime me burg të përjetshëm për katër personat në fjalë, ndërsa për babain e Vanjës u vendos se lirohet nga akuzat.

"Gjykata ndaj të akuzuarve Velibor Manev, Bore Videvski, Vllatko Keshishev dhe Lupço Palevski për veprën penale 'rrëmbim' u ndan dënim me burg me nga 10 vjet, ndërsa për veprat penale 'vrasje' secilit prej të akuzuarve individualisht u konstaton burg të përjetshëm me çka u caktohet dënimi i vetëm me burg të përjetshëm", shpjegoi gjykatësi Stefanovski gjatë shpalljes së sotme të vendimit në Gjykatën Themelore Penale në Shkup.

Aleksandar Gjorçevski, nga ana tjetër, lirohet nga akuzat sepse Prokuroria publike nuk vërtetoi përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se ai ka kryer veprën.

Në aktakuzë qëndron se personat e akuzuar së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim ta detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski në Veles, madje sipas aktakuzës ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte makinën e tij "Citroen" në mënyrë që ta përdornin për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Minorenja Vanja dhe Pançe nga Velesi të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR