• e premte, 05 dhjetor 2025

Dënim maksimal prej tre vitesh burg për tre të akuzuarit për krijimin e deponive të egra në Vardarishte

Dënim maksimal prej tre vitesh burg për tre të akuzuarit për krijimin e deponive të egra në Vardarishte

Shkup, 8 tetor 2025 (MIA) – Dënim maksimal prej tre vitesh burg sot morën Mesut Memishi, Almir Asani dhe Florin Arifi për krijimin e deponive të egranë një pjesë të lokacionit në Vardarishte.

Siç u tha në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale, tre të akuzuarit janë fajtorë për krijimin e një deponie në kundërshtim me rregulloret, edhe pse e dinin se nuk kanë pasur leje në përputhje me Ligjin për menaxhimin e mbeturinave dhe nuk kanë pasur një person juridik të themeluar për një aktivitet të tillë.

Gjatë marrjes së vendimit u tha se tre të dyshuarit, duke blerë hekur të vjetër dhe materiale të tjera në pika të improvizuara, kanë shkaktuar rrezik për shëndetin e njeriut, si dhe ndotje të tokës dhe ajrit.

"Pa leje dhe dokumentacion për mbledhjen, trajtimin dhe ruajtjen e mbeturinave, ata krijuan deponi të paligjshme në kundërshtim me rregulloret e Ligjit për mjedisin jetësor dhe kështu shkaktuan rrezik për shëndetin e njeriut dhe ndotje të mjedisit jetësor. Për këtë ata u dënuan me tre vjet burg", theksohet në procedurë.

Tre të akuzuarit në seancën e fundit pranuan fajin për veprën penale të kryer – rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës me anë të grumbullimit dhe krijimit të deponive të egra në rrugën "Zendel Xhemail" në Shkup për të cilën dënimi i parashikuar është nga tre muaj deri në tre vjet burg.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup më 11 shtator ngriti aktakuzë kundër tre personave për veprën penale - Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina sipas nenit 230, paragrafi 1 i Kodit penal.

Mbrojtja e tre të akuzuarve konsideron se nuk ka prova që zjarret në deponi kanë ndodhur në vendin ku janë hedhur mbeturinat.

Në aktakuzë qëndron se tre të akuzuarit, në rr."Zendel Xhemail" në Shkup, prej vitit 2020 deri më 02.09.2025 kanë kryer veprimtari - blerje e hekurit të vjetër, prodhimeve të metalit, akumulatorë të vjetër dhe metale të tjera me ngjyrë në pikat e improvizuara - mbeturina, pa firmë të shënuar, pa regjistruar person juridik dhe pa poseduar leje adekuate për kryerje të veprimtarisë për menaxhim me mbeturina. Në pajtim me dëshmitë e siguruara, ata kanë bërë, lënien, hedhjen dhe transportimin e parregullt të mbeturinave, me çka krijuan deponi të egra, të cilat ishin konstatuar gjatë zjarrit në një pjesë të lokacionit me veprimet e këtilla të paligjshme kanë ndikuar ndaj cilësisë së tokës dhe ajrit dhe kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Lidhur me shkaqet për shkaktimin e zjarrit në Vardarishte, nga PTHP Shkup atëherë informuan se janë dhënë disa urdhra me qëllim të zbulimit edhe të kryesve të tjerë të veprave penale, si dhe se në fazë finale janë edhe ekspertizat lidhur me dyshimet për rrezikim të mjedisit jetësor me materie mbeturinash në procedurën e cila po zhvillohet kundër pronares dhe pronarit joformal të personit juridik nga Shuto Orizarja, të cilët një periudhë më të gjatë kohore, në kundërshtim me dispozitat ligjore të Ligjit për menaxhim me mbeturina dhe në kundërshtim me rregullat për mbrojtje të mjedisit jetësor, kanë deponuar sasi më të madhe të hekurit të vjetër, mbeturina elektronike, pjesë të automjeteve të vjetra dhe tët jera në lokacion për të cilin nuk kanë pasur leje adekuate për menaxhim me mbeturina, ndërkaq ku më 9 korrik ishte shkaktuar zjarr i pakontrolluar i tërë masës së materialit të deponuar të mbeturinave, ndërsa për shkak të vëllimit dhe rrezikut, zjarri nuk është vënë menjëherë nën kontroll.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR