• e diel, 22 dhjetor 2024

Dëmet nga tërmeti në Turqi kaluan 100 miliardë dollarë

Dëmet nga tërmeti në Turqi kaluan 100 miliardë dollarë

Gjenevë, 7 mars 2023 (MIA) - Dëmet materiale të shkaktuara nga tërmeti në Turqi tejkalojnë 100 miliardë dollarë, sipas llogaritjes paraprake të Bankës Botërore, KB-së, Bashkimit Evropian dhe Qeverisë në Ankara.

“Një muaj pas tërmetit në Turqi, në të cilin e humbën jetën më shumë se 46,000 njerëz, tashmë është e qartë se vetëm dëmet materiale do të jenë më shumë se 100 miliardë dollarë”, deklaroi Luiza Vinton, drejtuese e Programit të Zhvillimit të KB-së në Turqi.

Ajo në video-konferencë të KB-së në Gjenevë nga Gaziantepi, Turqia, tha se "shpenzimet për rikonstruimin dhe gjithçka që shkon me rikonstruim më të mirë dhe më ekologjik padyshim do ta tejkalojnë këtë shumë".

“Vlerësimet janë ende të bazuara në të dhënat paraprake, por shifra e dëmit prej 100 miliardë dollarësh do të paraqitet në konferencën e donatorëve për rikonstruim më 16 mars në Bruksel”, tha Vinton.

Ajo shprehu "zhgënjim dhe trishtim" për mungesën e bujarisë nga donatorët, duke theksuar se vetëm 9.6 për qind e ndihmës prej 1 miliard dollarësh të kërkuar urgjentisht më 16 shkurt është përmbushur deri më tani.

Gati 46.000 persona kanë vdekur, ndërsa 105.000 janë lënduar në tërmetin në turqi më 6 shkurt, me magnitudë prej 7,8 ballë dhe pasgoditje prej 7,6 ballë, por numrin ende nuk është i plotë.

Në 11 nga 81 provincat e Turqisë, 214,000 ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan, disa prej të cilave ishin më shumë se 10 kate.

Në ato tërmete e humbën jetën pothuajse 6.000 persona edhe në Sirinë fqinje, ku gjithashtu dëmi materia është shumë i madh. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR