Cveta Ristovska u zgjodh zëvendëskryetare e re e KSHPK-së
- Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit në mbledhjen e 21-të e zgjodhi Cveta Ristovskën për zëvendëskryetare.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:51, 15 gusht, 2025
Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit në mbledhjen e 21-të e zgjodhi Cveta Ristovskën për zëvendëskryetare.
Ristovska e merr funksionin nga Biljana Karakashova Shulev më 21 gusht dhe do të ektë mandat prej gjashtë muajve.
Zëvendëskryetarja e KSHPK-së zgjedhet sipas parimit të rotacionit sipas rendit alfabetik në periudhë prej gjashtë muajve.
KSHPK është pa kryetar prej se tashmë ish-kryetarja Tatjana Dimitrovska parashtroi dorëheqje pas akuzave të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe akuzave për dy vepra penale dhe atë për zbardhje të sekretit zyrtar ish-drejtorit të TEC Negotinë nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në "Aditiv", dhe për falsifikim kompjuterik sepse revizori nga ESHR në emër të saj e kaloi testin për certifikatë për sekret shtetëror.
Kuvendi më 1 gusht të këtij viti solli Vendim për publikim të konkursit publik për zgjedhje të kryetarit. Në konkursin publik, i cili përfundon sot, deri më tani kanë arritur dhjetëra kandidatura, por procedura do të vazhdojë pas 3 nëntorit, përkatësisht pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. ab/
Foto: Printskrin