• e premte, 05 korrik 2024

Ciprasi për vizitë private në Strumicë me ftesë të Zaevit

Ciprasi për vizitë private në Strumicë me ftesë të Zaevit

Athinë, 2 tetor 2023 (MIA) - Ish kryeministri grek Aleksis Cipras sot gjendet për vizitë private në Strumicë, me ftesë të ish kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, informoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Sipas informacioneve të MIA-s nga Athina, bëhet fjalë për vizitë private njëditore. 

Në periudhën kur Zaevi dhe Ciprasi ishin kryeministra të të dy vendeve ishte nënshkruar Marrëveshja e Prespës, ndërsa që atëherë mbajnë marrëdhënie miqësore. 

Në Kongresin e SYRIZA-s të mbajtur vitin e kaluar, derisa Ciprasi ishte kryetar i partisë, mori pjesë edhe Zaevi i cili foli para anëtarëve të partisë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR