• e diel, 22 dhjetor 2024

Cikloni në veri të Australisë, 700 njerëz mbetën të bllokuar nga pjesa tjetër e vendit

Cikloni në veri të Australisë, 700 njerëz mbetën të bllokuar nga pjesa tjetër e vendit

Sidnej, 19 mars 2024 (MIA) - Rreth 700 njerëz mbetën të bllokuar në veri të Australisë, pasi një ciklon tropikal i ndërpreu lidhjet me pjesën tjetër të vendit. 

Bashkësia e vogël Borulula në territorin verior ishte goditur nga një ciklon i kategorisë së tretë dje pasdite. 

Cikloni Megan solli reshje të mëdha dhe erë e cila arriti 200 kilometra në orë, njoftuan meteorologët. 

Armata australiane bëri përpjekje që t'i evakuojë banorët, por për shkak të kushteve të motit aeroplanët ushtarakë nuk mundën të uleshin në zonën e rrezikuar. 

Persona zyrtarë deklaruan se është planifikuar një operacion tjetër shpëtimi për sot. 

Cikloni Megan u dobësua në Australinë veriore, por shirat e dendur vazhdojnë. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR