• e mërkurë, 15 maj 2024

Ci-En-En: Kanë përfunduar sulmet e drejtpërdrejta mes Iranit dhe Izraelit, Teherani tashmë nuk do të përgjigjet

Ci-En-En: Kanë përfunduar sulmet e drejtpërdrejta mes Iranit dhe Izraelit, Teherani tashmë nuk do të përgjigjet

Uashington, 19 prill 2024 (MIA) - Sulmet e drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Iranit përfunduan dhe Teherani nuk do të përgjigjet ndaj sulmit të sotëm të përfolur izraelit, lajmëroi Si-En-En, duke iu referuar një burimi anonim nga rajoni.

Sipas burimit të njejtë, Irani nuk do të përgjigjet ndaj sulmit të sotëm të përfolur ndaj qytetit iranian Ispahan.

Një funksionar amerikan paraprakisht sot deklaroi për Si-En-En-in se Izraeli e sulmoi qytetin iranian Ispahan si hakmarrje për sulmin e Iranit ndaj Izraelit më 13 prill, ndërsa mediumet iraniane kumtuan se tre fluturake pa pilot ishin rrëzuar mbi Ispahan.

Irani e sulmoi Izraelin më 13 prill me rreth 300 fluturake pa pilot dhe predha si hakmarrje ndaj sulmit izraelit ndaj konsullatës në Damask më 1 prill, ku jetën e humbën komandanti i gardës revolucionare iraniane në Siri dhe Liban, Mohamad Reza Zahedi dhe zëvendësi i tij, si dhe pesë policë të cilët i shoqëronin ata. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR