• e premte, 05 dhjetor 2025

Ceremonia e ndarjes së çmimeve "Biznes lider"

Ceremonia e ndarjes së çmimeve

Shkup, 22 tetor 2025 (MIA) - Ceremonia e ndarjes së çmimeve prestigjioze "Biznes lider" do të mbahet sot në hotelin "Aleksandar Palas", në Shkup.

"Vitin e dytë me radhë, projekti "Biznes Lider" kompletoi një radhitje të detajuar të kompanive më të sukseshme të Maqedonisë, në bazë të analizave financiare objektive në sektorët industrial. Ngjarja është një platformë zyrtare për promovimin e kulturës së lartë afariste, transparencës dhe konkurrueshmërisë. Çmimet janë mirënjohje për ata të cilët viteve të fundit kanë realizuar rezultate më të mira për kriteret kyçe: të ardhura, fitim dhe numrin e të punësuarve", citohet në kumtesën e organizatorëve.

Radhitja objektive e Rrjetit të biznesit, citohet në kumtesë, thekson kompanitë të cilat dominojnë në sektorët e tyre sipas kritereve më të ashpra.

Liderët absolut me dominim në të gjitha tre segmentet, përkatësisht sipas të ardhurave, fitimit dhe numrit të të punësuarve janë në vijim:

Në kategorinë "Prodhimtari të pajisjeve farmaceutike" pozitën e liderit sipas të ardhurave, fitimit dhe numrit të të punësuarve e mban Alkaloid SHA Shkup, duke konfirmuar stabilitetin e saj afatgjatë dhe dominimin në treg.

Në kategorinë "Prodhimtari e pijeve joalkoolike dhe ujit në shishe", të gjitha tre pozitat e liderit, sipas të ardhurave, fitimit dhe numrit të të punësuarve i përkasin Birrarisë Shkup SHA, si një kompani e cila me dekada e mban vendin më të lartë në këtë industri.

Gjigandi metalurgjik Makstil SHA Shkup është lider i bindshëm sipas të gjitha parametrave - të ardhura, fitim dhe numrin e të punësuarve në kategorinë "Derdhja e çelikut", duke konfirmuar rolin e tij kyç në industrinë e Maqedonisë.

TAB MAK SHPKNJP Probishtip e udhëheq kategorinë "Prodhimtari e baterive dhe akumulatorëve", duke fituar vendin e parë sipas të ardhurave, fitimit dhe numrit të të punësuarve.

Në kategorinë "Prodhimi i verës së rrushit", lideri i padiskutueshëm është VV-TIKVESH SHA Kavadar, i cili shënon rritje në të gjithë tre treguesit.

Qumështorja SHA Manastir është kompania më e suksesshme në kategorinë "Prodhim i produkteve të qumështit", duke e fituar vendin e parë sipas të ardhurave, fitimit dhe numrit të të punësuarve.

Në kategorinë "Prodhimi i birrës", lider sipas të gjitha tre kritiereve është Birraria e Prilepit, një kompani me traditë të gjatë dhe rezultate konsistente.

Mermer kombinat SHA Prilep është kompania më e suksesshme në kategorinë "Nxjerrja e gurit dekorativ, gurit gëlqeror, gipsit, propozojve dhe gurëve të tjerë", me të ardhura më të larta, fitim dhe numrin e të punësuarve.

Në kategorinë "Prodhimtaria e produkteve farmaceutike bazë", lider sipas të gjitha tre kritereve është NSJK Holding SHPKNJP Shkup.

Fershped SHA Shkup është lider i biznesit sipas të ardhurave, fitimit dhe numrit të të punësuarve në kategorinë "Veprimtari tjera ndihmëse në transport".

Në kategorinë "Tregti me pakicë me pajisje kozmetike dhe të tualetit", me rezultate më të larta sipas të gjitha tre parametrave shënon DM Drogerie Markt SHPKNJP Shkup.

Motoqendër SHPK Shkup është lider sipas të ardhurave, fitimit dhe numrit të të punësuarve në kategorinë "Tregtia me shumicë me pjesë dhe pajisje për automjetet motorike".

Në kategorinë "Veprimtari e spitaleve", kompania më e suksesshme është Spitali klinik Axhibadem Sistina Shkup, e cila udhëheq sektorin sipas të gjithë tre treguesve.

Në kategorinë "Veprimtari hetuese dhe veprimtari për mbrojtje private", lider është NIKOB SHPK Shkup.

Në kategorinë "Prodhimi i pllakave, fletëve, tubave dhe profileve nga masat plastike", vendi i parë sipas të gjitha kritereve i takon Konti Hidroplast.

Shparkase Lizing SHPK Shkup është lider në kategorinë "Lizing Financiar", me të ardhurat, fitimet dhe numrin më të lartë të punonjësve.

Së fundmi, në kategorinë "Prodhimi i lokomotivave dhe mjeteve hekurudhore", të ardhurat dhe numrin më të lartë të të punësuarve i regjistron VABTEK MZT SHA Shkup.

Do të ndahen çmime edhe për liderët e sektorit sipas parametrave kyç. Në këto kategori, lidershipi i biznesit është ndarë mes kompanive të cilat janë të specializuara për një segment të caktuar dhe këtu janë përfshirë kompanitë në vijim:

Në kategorinë "Veprimtari për ndërmjetësim në transportin transportues", të ardhura më të larta ka Kine dhe Nagel SHPKNJP, fitim më të madh realizoi Starkon Shiping SHPKNJP Shkup, ndërsa numrin më të madh të të punësuarve e ka Kvenberger Logistik Maqedoni SHPKNJP Shtip.

Në kategorinë "Tregti me pakicë me prodhime farmaceutike", të ardhura më të larta shënon Barnatorja Zegin Farm Shkup, ndërsa fitim më të madh dhe numër më të madh të të punësuarve ka Barnatorja Ime Shkup.

Në kategorinë "Prodhimtari e aparateve për shpërndarje dhe kontroll të energjisë elektrike", lider sipas të ardhurave dhe fitimit është Rade Konçar - TEP SHPKNJP Shkup, ndërsa sipas numrit të të punësuarve - Rade Konçar-Kontaktorë dhe Relei SHPK Shkup.

Në kategorinë "Tregti me shumicë me prodhime të duhanit", fitim më të madh ka Filip Moris Tutunski Kombinat Prilep, të ardhura më të larta - Ekspanda, ndërsa numrin më të madh të të punësuarve - Pekabesko.

Në kategorinë "Tregti me shumicë me sheqer, çokollata dhe ëmbëlsira nga sheqeri", lider sipas të ardhurave është Atlantik Trend Shkup SHPK Ilinden, ndërsa sipas fitimit dhe numrit të të punësuarve - Alma-M SHPKNJP Shkup.

Në kategorinë "Tregti me shumicë me kafe, çaj dhe erëza", të ardhura më të larta dhe numër më të madh të të punësuarve shënon Atlantik Grand SHPKNJP Shkup, ndërsa fitim më të madh ka Leakom-Marison SHPKNJP eksport-import, Qojlija, PETROVEC.

Çmimet, siç theksohet në kumtesë, u japin mirënjohje liderëve të biznesit të cilët kontribuojnë për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e Maqedonisë.

"Ceremonia vjetore është projektuar si një mbrëmje spektakolare për elitën e biznesit, duke kombinuar prestigjin, argëtimin dhe frymëzimin. Mbrëmja do të drejtohet nga dyshja karizmatike Sashko Kocev dhe Jana Serafimova, dhe publiku do të shijojë performancën vokale të Viktorija Lobës. Si një surprizë e madhe, të ftuarit do të kenë mundësinë të përjetojnë një performancë ekskluzive nga shfaqja më e famshme e kabareve në Ballkan, e cila do të sjellë një energji unike dhe një atmosferë luksoze të denjë për një ngjarje të këtij formati", deklaron organizatori.

Projekti "Lider i Biznesit", mbahet në organizim të Eventika, me Target Grup si partner analist dhe Halk Banka SHA Shkup si partner kryesor. sa/

Foto: Biznes Lider"

QËNDRONI TË LIDHUR