• e hënë, 23 dhjetor 2024

Carovska: Vetëm me barazi gjinore mund të krijohet ardhmëri pa paragjykime dhe diskriminim

Carovska: Vetëm me barazi gjinore mund të krijohet ardhmëri pa paragjykime dhe diskriminim
Shkup, 13 korrik 2021 (MIA) – Vetëm me barazi gjinore mund të krijohet e ardhme më e mirë, e ardhme pa paragjykime dhe diskriminim. Besoj se pjesëmarrësit e sotëm në këtë Samit do të sjellin konkludime për krijim të një bote më të mirë e cila nuk njeh diskriminim të llojit etnik, kulturor, social apo ndonjë lloj tjetër të përkatësisë, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carkovska, në fjalimin në Samitin global për lidership për vajzat. Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Carovska në Samit theksoi se vendi në konceptin e ri për arsim fillor, I cili fillon prej shtatorit, vëmendje të posaçme I kushton asaj që procesi arsimor të ndërtojë gjenerata të ardhshme të cilat do t’I respektojnë dallimet dhe bashkarisht do të krijojnë shoqëri në të cilën ka vend për secilin. Ministrja u bëri thirrje vajzave të mos dyshojnë në aftësitë e tyre për lidership dhe t’I ndjekin shembujt e shumë vajzave, mes të cilave edhe pjesëmarrëses së Samitit, Malala Jusafzai, e cila përmes aktivizimit të saj lufton kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës së bazuar gjinore. Samiti global për lidership të vajzave është në organizim të Shoqatës jofitimprurëse “Girl Up” e cila ka për qëllim t’I bashkojë dhe përforcojë vajzat dhe grate e reja nga e mbarë bota të luftojnë për barazi të të drejtave, rrogave dhe standardit jetësor. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR