• e hënë, 23 dhjetor 2024

Carovska: MASH nuk do të ndalojë procesin e përgatitjes së teksteve shkollore digjitale, reformat fillojnë nga shtatori

Carovska: MASH nuk do të ndalojë procesin e përgatitjes së teksteve shkollore digjitale, reformat fillojnë nga shtatori
Shkup, 6 korrik 2021 (MIA) – Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria vazhdojnë me përgatitjen e materialeve digjitale për mësim, pavarësisht tërheqjes së propozim ligjit për tekstet shkollore nga procedura parlamentare. Reformat do të fillojnë sipas planit të përcaktuar nga shtatori në klasën e parë dhe të katërt. Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mysafire në emisionin brifing të mëngjesit në Sllobodna TV. “Ne do të vazhdojmë të zbatojmë reformat. Bota po ndryshon kaq shpejt sa që tekstet shkollore shpejt vjetërohen, kështu që duhet t’i fusim sepse ato do të ofrojnë qasje më të thjeshtë në të mësuarit , nga tekstet shkollore të shtypura që janë me cilësi shumë të dobët dhe me një ilustrim të mësimeve”, tha Carovska. Ministrja theksoi se Qeveria dhe Ministria nuk veprojnë nga ligji i ri për tekstet shkollore, prandaj, edhe përkundër faktit që u dëgjua nga publiku i ekspertëve, edhe njëherë do të vihet në debat publik. “Debati është shumë i rëndësishëm dhe atë e patëm edhe me mësimdhënësit dhe me sindikatën dhe me ekspertë nga fusha e arsimit dhe pjesë nga akademikët tashmë publikisht kanë dhënë mbështetjen për futjen e teksteve shkollore digjitale. Sidoqoftë, përpara se ta kthejmë ligjin e propozuar në procedurën parlamentare, japim edhe një mundësi për shqyrtimin dhe elaborimin e tij. Përparësi duhet tu japim në debatet e publikut profesional, gjegjësisht t’i dëgjojmë ekspertët për tekstet shkollore, ekspertët për arsim ato ta tregojnë mendimin e tyre “, tha Carovska. fc/  

QËNDRONI TË LIDHUR