Caktohet paraburgim për 25 vjeçarin shofer i motorit i cili përplasi për vdekje një këmbësor dhe ka ikur
- Këshilli penal e ndryshoi vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake dhe caktoi masën e paraburgimit në vend të arrestit shtëpiak për të akuzuarin F.L., shoferin 25 vjeçar të motorit i cili më 1 korrik të këtij vitit në një shteg për këmbësorë në kejin e Vardarit pranë Parkut të frankofonisë e ka përplasur Jugoslav Nikolovskin (68) dhe ka ikur. I akuzuari tashmë është dërguar në Burgun e Shkupit - Shkup, informoi këtë pasdite Gjykata Penale.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:58, 7 korrik, 2025
Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Këshilli penal e ndryshoi vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake dhe caktoi masën e paraburgimit në vend të arrestit shtëpiak për të akuzuarin F.L., shoferin 25 vjeçar të motorit i cili më 1 korrik të këtij vitit në një shteg për këmbësorë në kejin e Vardarit pranë Parkut të frankofonisë e ka përplasur Jugoslav Nikolovskin (68) dhe ka ikur. I akuzuari tashmë është dërguar në Burgun e Shkupit - Shkup, informoi këtë pasdite Gjykata Penale.
Vendimi vjen pas ankesës së Prokurorisë për masën e arrestit shtëpiak të caktuar për 25 vjeçarin shofer i motorit, për të cilin Prokuroria Themelore Publike Shkup më 4 korrik ka hapur procedurë hetimore, ndërsa dyshon për "vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion" dhe për "mosëdhënien e ndihmës personit të lënduar në aksidentin rrugor".
Nga Prokuroria, gjithashtu, informojnë se tek ata personi është evidentuar me një dënim për dhunë si i mitur dhe një tjetër për mosrespektim të masave shëndetësore gjatë krizës së KOVID-it.
Për të dyshuarin, Prokukoria kërkoi paraburgim për shkak se, siç thonë, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe për një periudhë ishte i padisponueshëm, që për prokurorin publik është konfirmim i rrezikut që ai përsëri të ikë nëse lëshohet për t'u mbrojtur në liri. Përveç kësaj, siç thonë nga PTHP Shkup, bëhet fjalë për një person të dënuar më parë, i cili edhe në ditën kritike kreu dy vepra penale njëra pas tjetrës, çka tregon rrezikun që ai të përsërisë veprën ose të kryejë një vepër tjetër penale. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s