• e hënë, 23 dhjetor 2024

Caktohet masë paraburgimi prej tetë ditësh për anesteziologun e arrestuar nga spitali i Tetovës

Caktohet masë paraburgimi prej tetë ditësh për anesteziologun e arrestuar  nga spitali i Tetovës

Tetovë, 16 prill 2023 (MIA) - Me propozim të Prokurorisë nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditëve 43-vjeçarit mjek anesteziolog nga Odri i Tetovës i cili në rrjetet sociale drejtpërdrejt ka xhiruar dhe transmetuar pacientë dhe personel mjekësor.

Caktimi i masës vjen pasi Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka ngritur  procedurë ndaj të akuzuarit për veprat penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim” si dhe “xhirim të paautorizuar” sipas nenit 152 paragrafi 2 të Kodit Penal. 

 "Me datë 15.04.2023, gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, V.D.(43) nga Odri, Tetovë, i ka caktuar masën e paraburgimit prej  tetë ditëve dhe do të dërgohet  në INP në Burgun  “Shkup”, për vuajtje të paraburgimit", informoi SPB Tetovë .

 Pak para se të privohej nga liria V.D. nga nëpunësit e policisë të SPB Tetovë,  rastin e ka raportuar drejtori 49 vjeçar i spitalit. ar/

 Foto: Arkiv i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR