• e martë, 24 dhjetor 2024

Caca Nikollovska për MIA-n: Situata me ndryshimet kushtetuese është marrëdhënia e Maqedonisë së Veriut me BE-në, e jo me Bullgarinë

Caca Nikollovska për MIA-n: Situata me ndryshimet kushtetuese është marrëdhënia e Maqedonisë së Veriut me BE-në, e jo me Bullgarinë

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) – Situata në të cilën është për momentin Maqedonia e Veriut në aspektin e ndryshimeve kushtetuese është marrëdhënie midis shtetit dhe Bashkimit Evropian, e jo Bullgarisë. Pra, palë në këtë proces janë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian. Qëndrimi i opozitës për mohimin e plotë të nevojës për ndryshime kushtetuese vetëm duke justifikuar se bëhet fjalë për diktat ose presion bullgar, duke marrë parasysh marrëdhëniet e deklaruara të shtetit tonë dhe BE-së, është plotësisht i pabazuar, shprehet në intervistën për MIA-n, kryetarja e grupit punues për ndryshimet kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska.  

"Për grupin e punës, ishte e rëndësishme të rishikoheshin dokumentet ndërkombëtare dhe detyrimet që janë marrë përsiprë e që rrjedhin nga ato dokumente. Mosvotimi i dokumenteve ndërkombëtare nga ana e opozitës është përgjegjësi e saj. Në demokracinë parlamentare, prezantimi i argumenteve është vegël kryesore, siç është rasti edhe me diskutimin rreth atyre argumenteve", thekson gjykatësja në intervistën.   

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili mban postin e Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Çështje Kushtetuese, nesër do të hapë seancën, e pas miratimit të rendit të ditës, propozimi duhet të arsyetohet nga propozuesi, pas çka pritet të hapet debat nga deputetët. Grupet parlamentare paralajmërojnë se do të shprehin qëndrimin e tyre për ndryshimin e Kushtetutës respektivisht Preambulës, duke përfshirë edhe deputetët nga VMRO-DPMNE. Për MIA-n, nga VMRO-DPMNE-ja informojnë se deputetët do të marrin pjesë në debatin, ku do t'i deklarojnë qartë argumentet kundër ndryshimeve kushtetuese dhe së shpejti do të bëhet e qartë se Qeveria nuk ka shumicë.  

Ndërhyrjet në Kushtetutë i referohen shtimit të pjesëve të popujve në Preambulë dhe neneve 49 dhe 78, gjatë numërimit të pjesëve të popujve në shtet. Në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vlleh, populli serb, populli rom, populli boshnjak dhe të tjerët”, pas fjalës popull boshnjak shtohet një presje: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian.  

Në pyetjen nëse këto ndryshime do të hapin hapësirë për rrezikimin e identitetit maqedonas, Caca Nikollovska shprehet se nuk është aspak e rrezikuar dhe se edhe konstitucionalistët e parë e kanë lënë derën hapur për shtimin e popujve të tjerë.  

"Tashmë në tekstin e parë të Kushtetutës, pra në Preambulë, ekziston fjala “dhe të tjerët”, që do të thotë se nuk ka qenë problem. Tani unë nuk e di pse nuk janë përmendur të gjithë, mirëpo në çdo rast shtimi i këtyre popujve në asnjë mënyrë nuk do të rrezikojë identitetin", shton ajo.  

Lidhur me druajtjen prej bllokadave të reja bullgare, thekson se si do të shkojnë gjërat më tutje nuk ishte temë diskutimi në grupin e punës.  

"Mirëpo, ne diskutuam se  me ndryshimet e tilla nuk mund të vjen deri te rrezikimi i asah që është vlerë, të gjitha vlerat e përmendura në Kushtetutë dhe në dokumente të tjera ndërkombëtare, jo vetëm që këto tani që kanë kaluar në Kuvend, por edhe shumë më gjerë duke i kushtuar vëmendje të veçantë dhe duke konkluduar se nuk ka asnjë shans që me këto ndryshime të ndryshohet identiteti. Në çfarë mënyre do të ndryshojë nëse asgjë tjetër, të paktën ata që kundërshtojnë ndryshimet e tilla duhet ta thonë ata. Vetëm të folur pa argumente, siç thashë, nuk është më rezultat i demokracisë, nuk është rezultat i asaj që do të thotë të mbrohen të drejtat e njeriut, të cilat janë gjithashtu në Kushtetutën tonë, e edhe shumë më gjerësisht në raport me shtetet tjera që janë anëtare të Bashkimit Evropian", thekson ajo.  

Në vazhdim vijon intervista e plotë me Margarita Caca Nikollovska:  

Работната група што треба да ја подготви предлог-иницијативата за измени на Уставот, денеска одржува седница на која на дневен ред е усвојување на деловникот за работа,

Fillon procesi për ndryshime kushtetuese, Komisioni parlamentar për çështje kushtetuese do të mblidhet nesër me një pikë të vetme të rendit të ditës – Propozim për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës, në përputhje me kornizën negociuese me BE-në. Detyra juaj si kryetar i grupit punues, së bashku me anëtarët, ishte përgatitja e një propozim iniciative për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, këtë  edhe e keni bërë dhe atë që keni realizuar e keni dorëzuar në Qeveri. Sa e vështirë apo e lehtë ishte të përpilohet përmbajtja e tekstit, a kishte unitet në miratimin  e tij apo ndoshta mendime kontradiktore?  

- Ka pasur argumentim, deklarim dhe diskutim dhe në fund, duke marrë parasysh mandatin që u është dhënë anëtarëve të grupit të punës pas hartimit dhe pranimit të Rregullores së punës së grupit të punës, e kemi hartuar tekstin dhe është pranuar unanimisht.    

Nën “diktatin” e kujt i keni punuar ndryshimet, respektivisht keni përgatitur formulimin për ndryshime, nën atë bullgar, maqedonas, evropian ...  

- Pra, nuk kishte kurrfarë diktati. Grupi i punës ishte profesional dhe formulimet e tilla i diskutuam dhe përpiluam. Të gjithë anëtarët e grupit të punës patën përvojë përkatëse dhe në mendimet e tyre u prezantua kjo përvojë.   

A e patë përmbajtjen e tekstit që është dërguar në Kuvend, a është i njëjti tekst që ju e keni dërguar në Qeveri?  

"Sipas njohurisë sime, ky është teksti që e kemi dorëzuar. Megjithatë, për të qenë më të sigurt, ju mund të shkoni në Kuvend dhe të shihni se çfarë përmban teksti në të vërtetë.   

Në grupin punues, megjithëse u thirr, opozita VMRO-DPMNE dhe partitë e tjera opozitare nuk morën pjesë, sa do të ndikojë kjo në cilësinë e propozimit, duke marrë parasysh qëndrimin e opozitës se nuk pranon ndonjë ndryshim kushtetues dhe refuzon të sigurojë dy të tretat e shumicës?  

- Përveç tekstit me shkrim në Draftin e propozimit për ndryshimin e Kushtetutës, konsideroj se duhet të theksohen edhe disa gjëra të tjera, të cilat diskutohen edhe në disa mënyra në Grupin e punës.  Njëra nga gjërat është se situata në të cilën ndodhet Republika e Maqedonisë së Veriut tani në aspektin e ndryshimeve kushtetuese është një marrëdhënie midis Republikës së Maqedonisë së Veriut, respekrivisht shtetit dhe Bashkimit Evropian, e jo me Bullgarinë. Pra, palë në këtë proces janë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian. Sjellja e opozitës për mohimin e përgjithshëm të nevojës për ndryshime kushtetuese vetëm me arsyetimin se bëhet fjalë për diktat ose presion bullgar, duke marrë parasysh marrëdhënien e treguara midis shtetit tonë dhe BE-së, është plotësisht i pabazuar. Për grupin e punës, ishte e rëndësishme të rishikohen dokumentet ndërkombëtare dhe detyrimet e marra përsipër që rezultojnë nga ato dokumente. Mosvotimi i opozitës për dokumentet ndërkombëtare është përgjegjësia e saj. Në demokracinë parlamentare, prezantimi i argumenteve është vegël kryesore, siç është rasti edhe me diskutimin rreth atyre argumenteve.    Nuk dua të flas për sjelljen e opozitës ndaj kësaj situate.  Secili do të ketë përgjegjësinë e vet. Republika e Maqedonisë së Veriut u dëshmua si vend me qasje dinjitoze ndaj kësaj çështjeje.   

Предлог-законот за изменување и дополнување на Законот за здруженија и фондации, со кој треба да се спречи контроверзни имиња да бидат имиња на здруженија на граѓани, по скратена постапка, е

Opozita nuk debaton për cilësinë e aktvendimit, por nuk dëshiron aspak diktat bullgar, siç thonë ata, por a keni njohuri indirekte nga ekspertët tjerë dhe opozita sa e mirë është kjo zgjidhje si formulim juridik?  

- Ne kemi ofruar atë që kemi menduar se është më e përshtatshme, duke marrë parasysh mandatin që na është dhënë. Është e vërtetë që ka pasur individë të caktuar që nuk kanë pranuar të jenë anëtarë të grupit të punës. Kishte dhe ju e dini vetë  deklarata dhe arsye të ndryshme, por ajo që është e rëndësishme është se disa nga profesorët pranuan pas miratimit të propozimit tonë dhe pas dorëzimit të tekstit në Qeveri se nuk është problem vendosja e bullgarëve në Kushtetutën tonë. Kjo është diçka që, kur na u prezantua neve grupi i punës i drejtoi këto propozime që të dorëzohen eventualisht në Qeveri për arsye se puna jonë tashmë ka përfunduar dhe propozimi tashmë është dorëzuar në Qeveri.   

Qeveria siguron se ndryshimet janë në përputhje me parimet themelore të një shoqërie multietnike, ne edhe tani jemi  shoqëri multietnike dhe multikulturore,  Kushtetuta lejonte zhvillimin e kësaj fryme multietnike, a mund të shkaktojnë ndryshimet e reja asimilim dhe bullgarizim?  

- Multikulturalizmi dhe karakteri kulturor, tradita kushtetuese juridike e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga koha e Republikës së Krushevës dhe përmes Luftës Çlirimtare Popullore nga viti 1941 deri në vitin 1944, afirmimi drejt mbrojtjes së identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar e bën Republikën e Maqedonisë së Veriut shtet që duhet respektuar. Kjo është ajo që mund të përdoret si përgjigje për këto pyetje. Në Preambulën janë përmendur vlera dhe aktivitete të caktuara për krijimin e shtetit të mëvetësishëm dhe sovran dhe përgjegjësi para gjeneratave të ardhshme për ruajtjen dhe zhvillimin e gjithçkaje të vlefshme nga trashëgimia e pasur kulturore dhe bashkëjetesa në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Është bërë e ditur për rëndësinë e KAÇKM-së, Republikës së Krushevës, Referendumit, si dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit këto gjëra janë sqaruar në detaje në vetë Preambulën dhe në vetë tekstin e dorëzuar në Qeveri. Është bërë e ditur për përgjegjësinë për të tashmen dhe për të ardhmen e atdheut, për vetëdijen dhe mirënjohjen e të parëve të tyre për sakrificat dhe angazhimin në përpjekjet dhe luftën e tyre pa përcaktuar me këtë rast se kush, sa dhe si e realizojmë angazhimin dhe luftën për pavarësi dhe sovranitet të tani Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sa shumë angazhohemi tani pas kaq shumë vitesh autonomi në vlerësimin dhe përgjigjen e këtyre pyetjeve, dhe nga ana tjetër pranimi i realitetit dhe hapja e derës për numërimin e pjesëve të tjera të popujve, do të kërkonte përgjigje në pyetjet rreth vlerësimit të sjelljes joadekuate të një pjese të popujve të tjerë të përmendur. Vlerat janë përmendur dhe çdo sjellje në kundërshtim me vlerat në Preambulë dhe më gjerësisht në Kushtetutë në kundërshtim me të njëjtat, shteti ka instrumentet dhe institute për ta sanksionuar këtë. Duhet të vazhdojmë të sillemi me dinjitet dhe të respektojmë standardet ndërkombëtare që çojnë në respektimin e gjithçkaje që është e vlefshme dhe humane duke ushtruar të drejtat e të gjithëve në mënyrë që Republika e Maqedonisë së Veriut të hyjë në Bashkimin Evropian. Rruga është me therra, t'i kthehemi realizimit të qëllimeve tona, të cilat janë të vlefshme dhe më të forta se fjalët djallëzore të të tjerëve.   

Për të qenë të saktë, bëhet fjalë për vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë, por edhe të malazezëve, kroatëve, sllovenëve, egjiptianëve, hebrenjve dhe tani ku është druajtja apo ka hapësirë për të pohuar se këto ndryshime do të rrezikojnë drejtpërdrejt identitetin maqedonas?                                                               

- Sipas meje, identiteti dhe gjuha maqedonase nuk kërcënohen fare nga këto ndryshime. Edhe konstituentët e parë e lanë derën hapur për shtimin e popujve të tjerë.  

Македонскиот Устав како највисок правен акт на државата досега има претрпено осум амандмански измени. Последната беше во 2019 година кога Собранието со 81 глас „за“ ги изгласа четирите уставн

Tashmë në tekstin e parë të Kushtetutës, pra në Preambulë, ekziston fjala “dhe të tjerët”, që do të thotë se nuk ka qenë problem. Tani unë nuk e di pse nuk janë përmendur të gjithë, mirëpo në çdo rast shtimi i këtyre popujve në asnjë mënyrë nuk do të rrezikojë identitetin.   Ne jemi të vetëdijshëm. Ne e dimë se si sillen disa shtete tani, ish-republikat në ish-Jugosllavi, si sillen me identitetin dhe gjuhën maqedonase. Kjo vetëm tregon se është shumë e vështirë të këmbëngulësh në mendimin e mohimit të një identiteti që është një e drejtë personale, të cilën të gjithë kanë të drejtë ta parashtrojnë dhe nuk ka asgjë për të diskutuar rreth kësaj.  Sa i përket gjuhës maqedonase, ajo tashmë është futur si gjuhë zyrtare jo vetëm në Kombet e Bashkuara, por edhe shumë më gjerësisht në disa organizata të tjera ndërkombëtare. Përfshirja e bullgarëve dhe popujve të tjerë të përmendur tani në Preambulë si pjesë e popujve është rezultat i një zgjerimi të listës, ndërsa baza për këtë është mundësia e dhënë në vetë tekstin në Kushtetutë, domethënë në Preambulë fjala "dhe të tjerët". Pra, edhe në kohën e hartimit të propozim-tekstit të Preambulës, është dhënë mundësia për të zgjeruar këtë listë. Zgjerimi i listës tani është rezultat i disa bazave. Reciprociteti adekuat aty ku është e mundur dhe e pranueshme, marrja përsipër e detyrimeve si rezultat i zhvillimit të bisedimeve diplomatike dhe nxjerrja e konkluzioneve nga dokumentet ndërkombëtare. Gjithashtu duhet të theksohet se lideri i opozitës në një kohë të caktuar para miratimit të dokumenteve të përmendura ndërkombëtare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut deklaroi se nuk është problem që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën tonë.   

Ku është reciprociteti këtu konkretisht me Bullgarinë?  

- Sa i përket reciprocitetit me një ndryshim në Kushtetutën bullgare, ajo vihet në pikëpyetje për shkak të sistemeve të ndryshme juridike mbi çështjen e ekzistencës së pakicave. Në Evropë, e më gjerë, kjo çështje është trajtuar në mënyrë të ndryshme. Ne, si vend, kemi pranuar prej kohësh një përpunim më të gjerë të një qasjeje të tillë, një qasje më liberale ndaj këtyre çështjeve dhe ne vlerësohemi pozitivisht si shtet liberal, gjë që sigurisht është e lavdërueshme. Ndryshimi i kësaj qasjeje tani sigurisht nuk shkon drejt një qasjeje demokratike dhe liberale. Mospranimi i kësaj dhe ndryshimi i saj çon vetëm në prapambetjen eventuale të asaj demokracie. Nuk kemi shumë kohë për të elaboruar se çfarë është mospranimi dhe çfarë duhet të kthehemi eventualisht, mirëpo në çdo rast është e rëndësishme të theksohet – mohimi i identitetit dhe gjuhës maqedonase nga Bullgaria kudo u vlerësua negativisht. Duhet shtuar se edhe në Bullgari ka pasur mohim të politikës zyrtare të Bullgarisë dhe ka pasur njohje të identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe kundërshtim ndaj politikës zyrtare të Bullgarisë.   

Бујар Османи и Никола Димитров, кои денеска ги примопредоадоа функциите на вицепремиер за европски прашања и министер за надворешни работи, не очекуваат пречки од соседна Бугарија во процесот

Si ekspert, a ndiheni i nderuar që jeni në gjendje të ndihmoni  me përvojën tuaj për të ardhmen evropiane të shtetit, konfirmim i profesionalizmit siç bëni në Stasbourg, në Sarajevë, apo ishte një përpjekje me të gjitha presionet dhe interpretimet politike të kombinuara me druajtjet dhe shpifjet se kjo është tradhti ndaj shtetit në interes të Bullgarisë?  

- Përvoja ime në Strasburg dhe përvoja ime në Sarajevë si gjykatëse ndërkombëtare në Gjykatën Kushtetuese të shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës është diçka që unë jo vetëm e vlerësoj si të madhe dhe të vlefshme dhe nga shumë njerëz të tjerë që kam dëgjuar për ta, por edhe për mua si person që punon në këtë çështje. Shpifjet, ofendimet, në asnjë moment nuk më bënë të hezitoj të mos e pranoja këtë rol të anëtarit të grupit të punës dhe kryetarit të mëtejshëm të grupit të punës, veçanërisht kur vendimi për ndryshime të tilla u mor në mënyrë unanime. Është e vërtetë që ka shumë vlerësime negative, konotacione, por kjo nuk është vetëm për mua, mendoj se të gjithë anëtarët e grupit të punës nuk e kishin problem të merrnin pjesë ekskluzivisht profesionalisht në punë pa presione politike apo të tjera.   

Ana Cvetkovska

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR