• e martë, 24 dhjetor 2024

Bytyqi: Të bashkohemi brenda, të pajtohemi me fqinjët tanë për t'u bashkuar me familjen evropiane

Bytyqi: Të bashkohemi brenda, të  pajtohemi me fqinjët tanë për t'u bashkuar me familjen evropiane

Shkup, 23 tetor 2023 (MIA) - Uniteti është mesazhi kryesor që na është lënë si trashëgimi nga lufta revolucionare maqedonase, ka shkruar në Fejsbuk zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi me rastin e 23 Tetorit - Dita e Luftës Revolicionare Maqedonase.

Bytyqi thekson se mesazhi i unitetit është theksuar veçanërisht në manifestin e Krushevës.

"Aty, me thirrjen fqinjëve dhe miqve pa dallim besimi, bindjeje dhe kombësie, në fakt inkorporohet vizioni për Maqedoninë.

"Aty, me thirrjen fqinjëve dhe miqve pa dallim besimi, bindjeje dhe kombësie, në fakt inkorporohet vizioni për Maqedoninë. Ai mesazh me dëshirën për një jetë më të mirë është një udhërrëfyes i shenjtë që ne e ndjekim deri më sot. Ndarjet janë pengesa më e madhe për përparimin e vendit. Le t’i ndalojmë ndarjet. Le të bashkohemi brenda, të pajtohemi me fqinjët tanë për t'u bashkuar me familjen evropiane. Gëzuar 23 Tetorin, Ditën e luftës revolucionare maqedonase", ka shkruar Bytyqi në Fejsbuk. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR