Bytyqi: Rënia e inflacionit vazhdon edhe në korrik
- - Rënia e normës së inflacionit vazhdon edhe në muajin korrik 2023, kur u mat një rritje e kostos së jetesës prej 8,4 për qind dhe siç u paralajmërua në muajt e fundit, Qeveria po punon me përkushtim maksimal me të gjitha masat e disponueshme për ta ulur atë në minimum deri në fund të këtij viti kalendarik, për të mbrojtur standardin e qytetarëve, shkroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
- Post By Fitore Curri
- 12:44, 7 gusht, 2023

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Rënia e normës së inflacionit vazhdon edhe në muajin korrik 2023, kur u mat një rritje e kostos së jetesës prej 8,4 për qind dhe siç u paralajmërua në muajt e fundit, Qeveria po punon me përkushtim maksimal me të gjitha masat e disponueshme për ta ulur atë në minimum deri në fund të këtij viti kalendarik, për të mbrojtur standardin e qytetarëve, shkroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
"Këto shifra janë në përputhje edhe me parashikimet e Qeverisë, e cila parashikon që inflacioni mesatar për vitin 2023 të jetë 8,9 për qind. Nga ana tjetër, kjo Qeveri i kushton vëmendje të madhe krijimit të një klime pozitive biznesi, ku kompanitë do të motivohen të paguajnë paga konkurruese, rritja vjetore e të cilave do të jetë shumë më e lartë se rritja e kostos së jetesës", thekson Bytyqi.
Zëvenedëskryeministri pret që rritja e pagës mesatare të vazhdojë me ritme dyshifrore dhe të jetë dukshëm mbi rritjen e kostos së jetesës, që me fjalë tjera do të nënkuptonte edhe një rritje reale të fuqisë blerëse të bashkëqytetarëve tanë. fc/
Fotografia: Profili në Fejsbuk i zëvendëskryeministrit Bytyqi