• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Propozim ligji për praktika jokorrekte tregtare do ta zgjidh problemin me rritjen eventuale të çmimeve

Bytyqi: Propozim ligji për praktika jokorrekte tregtare do ta zgjidh problemin me rritjen eventuale të çmimeve

Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Në këtë moment do të ftoj që deputetët ta votojnë ligjin për praktika jokorrekte tregtare, për shkak se konsideroj se vetëm në këtë mënyrë do ta zgjidhim në mënyrë institucionale problemin me rritjen eventuale të çmimeve, të cilat nuk janë të tregtueshme, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Në deklaratën për media pas ngjarjes për Ditën industriale të NATO-s, zëvendëskryeministri theksoi se Inspektorati shtetëror i tregut është çdo ditë në terren.

"Në momentin e parë kur do të na mbërrijë raportin nëse dhe cilat produkte kanë rritje të çmimeve, do të thuhet edhe në opinion, sidomos nëse kjo bëhet në mënyrë të organizuar", tha ai.

Lidhur me Komisionin për mbrojtje të konkurrencë, ai informoi se tashmë ka një parashtresë dhe pret që përbërja e re e Komisionit ta përshpejtojë punën që nëse vëren mënyrë të organizuar të rritjes së çmimeve, këtë ta ndërpret.

Bytyqi u ka vërë thirrje deputetëve që ta vitijnë propozim ligjin për praktika jokorrekte tregtare, i cili është sot në debat komisioni në Kuvend.

Ky Propozim ligji duhet të kalojë edhe në Komisionin juridiko-ligjdhënës që pastaj deputetët të debatojnë rreth tij në seancë plenare.

Me miratimin e Projektligjit pritet të arrihen efekte pozitive në funksionimin e biznesit të të gjithë operatorëve (blerës dhe furnitorë), të cilët janë aktivë në zinxhirin e furnizimit bujqësor dhe ushqimor. Autoritetet presin t'i jepet fund konkurrencës së pandershme në tregti dhe se ky ligj do të sjellë uljen e çmimeve të produkteve ushqimore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR