• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Projeksionet për popullsinë mund të bëhen realitet dhe nuk duhet të heshtim

Bytyqi: Projeksionet për popullsinë mund të bëhen realitet dhe nuk duhet të heshtim

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në promovimin e projeksioneve për popullsinë deri në vitin 2070 tha që mos i ndjekim zhvillimet demografike të frikësuar dhe të tronditur, por në të shohim mundësi për të krijuar një gjithëpërfshirje më të madhe dhe për të ushqyer kapitalin njerëzor.

Ai vuri në dukje nevojën për të bërë ndryshime dhe vendime sistematike, ndërsa si të dhënave më shqetësuese nga Regjistrimi 2020, ai theksoi pjesën për të rinjtë dhe tendencën e qartë të largimit të tyre në 20 vitet e fundit.

Në vitin 2002 numri i përgjithshëm i të rinjve të moshës prej 15 deri në moshën 29 ishte 480.828 ose 24 për qind e popullsisë së përgjithshme. Sipas të dhënave të vitit 2021, shifra për këtë kategori është 326,733 ose 18 për qind e popullsisë së përgjithshme. Në afat prej 20 viteve, numri i të rinjve të moshës 15 deri në 29 vjeç është ulur me mbi 150 mijë qytetarë ose mund të themi me siguri se kjo kategori moshe është ulur me rreth një të tretën. Më shumë se 100 mijë qytetarë, të cilët në vitin 2002 ishin nga 15 deri në 29 vjeç dhe sot do të ishin 29 deri në 35 vjeç, nuk janë në vend, pra nuk janë regjistruar në regjistrimin e fundit të vitit 2021. Ky trend përsëritet edhe te fëmijët e moshës 0 deri në 9 vjeç, të cilët sot do të ishin 20 deri në 29 vjeç dhe kësisoj 16 për qind e këtij grupi mungon në regjistrimin e fundit.

"Të dhënat nga regjistrimi tregojnë trend të qartë të largimit të të rinjve në këto 20 vite. Parashikimet tregojnë se trendi do të vazhdojë. Vendi ynë ndoshta nuk do ta kapërcejë trendin e rritjes së emigracionit me hyrjen në Bashkimin Evropian. Të gjitha vendet e kanë këtë përvojë gjatë anëtarësimit, por gjithashtu edhe pas hyrjes në Bashkimin Evropian, regjistrojnë kthimin e qytetarëve të larguar në vend, apo ruajtjen e numrit të popullsisë", tha Bytyqi. 

Për fat të keq, vlerëson Bytyqi, kam frikë se parashikimet mund të bëhen realitet dhe nuk duhet t'i heshtim.

Ai theksoi se zgjidhja qëndron në sjelljen e ndryshimeve sistematike dhe vendimeve që sjellin parashikueshmëri dhe konsistencë, pavarësisht vullnetit politik, që siç theksoi, sjell diçka që është e paçmueshme për çdo zhvillim - forcim të sigurisë dhe besimit.

Ai porositi që mos t'i ndjekim se zhvillimet demografike në ngërç, frikë dhe tronditje, por t'i shohim si një mundësi për të krijuar një gjithëpërfshirje më të madhe dhe për të ushqyer kapitalin njerëzor.

Bytyqi theksoi se testi i radhës nëse jemi vërtet të gatshëm për të ecur përpara dhe për të punuar vërtet për të ardhmen është pikërisht miratimi i Strategjisë kombëtare të zhvillimit e cila përfshin projeksionet e popullsisë e cila tashmë është përgatitur dhe duhet të votohet së shpejti në Kuvend. 

Ai theksoi edhe se çdo Qeveri, duhet të jetë në gjendje të projektojë dhe parashikojë të ardhmen e saj demografike, që të jetë në gjendje të parashikojë, planifikojë dhe përgjigjet në përputhje me rrethanat. Kjo, vlerësoi ai, është një shenjë e “rezistencës demografike”, por edhe një pasqyrim i qeverisjes shtetërore.

Të shtatë projeksionet për popullsinë në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2070 të ESHS-së tregojnë për një rënie të numrit të përgjithshëm të popullsisë në vend. Parë sipas varianteve të projeksionit, popullsia e vendit nga 1,832,000 në vitin 2022 deri në fund të periudhës së projeksionit do të lëvizte në një interval prej 501,200 (variant konstant), në 1,485,700 (variant pa migrime). Nëse nuk ndryshon asgjë dhe mbeten parametrat nga viti 2022, deri në vitin 2070 popullsia e përgjithshme do të zvogëlohet në 1.3 milionë banorë. qa/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR