• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Perspektivat e marrëdhënieve ekonomike dhe investuese mes Belgjikës dhe Maqedonisë së Veriut janë të mëdha

Bytyqi: Perspektivat e marrëdhënieve ekonomike dhe investuese mes Belgjikës dhe Maqedonisë së Veriut janë të mëdha

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA)- Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi sot takoi ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje, Frederik Meris me të cilin bisedoi për mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Belgjikës.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadorja Meris theksuan se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është në nivel solid dhe shprehën pritshmërinë që bilanci tregtar të vazhdojë me ritme pozitive të rritjes.

Në takim, siç theksohet në kumtesë, ambasadorja e Belgjikës Meris, e informoi zëvendëskryeministrin Bytyqi për interesin e bizneseve të lidhura me Belgjikën që operojnë në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë kompanitë e themeluara në Belgjikë me lidhje të forta me Maqedoninë e Veriut për të zyrtarizuar praninë dhe aktivitetet e tyre në vend në kuadër të krijimit të një klubi/forum biznesi Belgjikë-Maqedoni e Veriut i cili padyshim do të ndikojë në një prani edhe më të madhe të kompanive belge në vend.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, nga ana e tij ka thënë se perspektivat e marrëdhënieve ekonomiko-tregtare dhe investuese belgo-maqedonase janë të mëdha, ndërsa ambasadorin belg e informoi për mundësitë që ofron vendi ynë për investitorët e huaj.

Bytyqi, theksohet në komunikatë, ka thënë se vitin e kaluar vendi ka harmonizuar tarifat doganore të 258 lëndëve të para dhe ripromaterialeve për prodhimin industrial me ato të BE-së, duke barazuar kështu kushtet e punës për kompanitë e huaja me ato që kanë në vend, por në të njëjtën kohë informoi ambasadorin Meris edhe për prezantimin e asistentit digjital ADA, i cili do t'u përgjigjet pyetjeve të investitorëve të huaj lidhur me kushtet e investimit dhe mënyrën e marrjes së ndihmës shtetërore.

Foto: Qeveri

 

QËNDRONI TË LIDHUR