• e enjte, 04 dhjetor 2025

Bytyqi nga Strumica: Kur Mickoski thotë se ekonomia ka sukses, shihni faturat e juaja pa syze rozë

Bytyqi nga Strumica: Kur Mickoski thotë se ekonomia ka sukses, shihni faturat e juaja pa syze rozë

Strumicë, 10 tetor 2025 (MIA) – Kur kryeministri Mickoski thotë në tubim se ekonomia ka sukses, shihni faturat e juaja dhe pa syzet e tij ngjyrë rozë këtë ta shihni dhe t’i thoni – kryeministër industria po bie për 3,5 për qind, sektori përpunues për 1,4 për qind, inflacioni rreth 4 për qind, 1,8 miliardë borxh për 13 muaj dhe efekt zero për shpenzimet e juaja, 250 milionë euro të premtuara për biznesin nga kredia hungareze – efekt zero, përveç disa firmave të cilat panë efekt nga kjo, theksoi deputeti i LSDM-së dhe ish zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në takimin e sotëm me biznesmenë nga Strumica, i cili u mbajt në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale. 

Ai shtoi se në këto zgjedhje porosia me votimin nuk është që ta mbështetni LSDM-në, por porosia është që ta dini zgjedhjen e vërtetë për njeri për të cilin di të kujdeset në nivel lokal, por edhe që të dërgohet porosia në nivel kombëtar se e kanë gabuar rrugën, se rruga e tyre nuk shpie askund, shpie në humnerë. 

“Unë vlerësoj se roli i komunës është të jetë spirancë e parashikueshmërisë, kur pushteti qendror humb kontrollin mbi aktivitetin ekonomik, komuna, nga ana tjetër, duhet të jetë e saktë dhe e qartë në marrëdhënien e saj me bashkësinë e biznesit. Si bëhet kjo - duke ndërtuar besim. Dhe ky është detyrimi i parë ndaj ekonomisë lokale - të sigurohet mjedis në të cilin çdo prodhues, punëtor, investitor e di se ku është”, tha Bytyqi.

Theksoi se zgjedhjet lokale janë pikërisht për këtë, që të zgjedhet drejtimi i drejtë i ekonomisë lokale, në të cilën komuna do të jetë kornizë për paqe dhe qëndrueshmëri, ndërsa jo hapësirë për improvizim, ku ekonomia lokale ka hapësirë që të rritet me vlerë të shtuar, ndërsa jo të qëndrojë në një vend. 

Kandidati për kryetar i LSDM-së dhe koalicionit, Marjan  Daskallovski, potencoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë ngritëse të ekonomisë lokale dhe e mirëmbajnë dinamikën në qytetin tonë. 

Në takimin e sotëm me biznesmenët nga Strumica mori pjesë edhe ish kryeministri dhe ish lider i LSDM-së, Zoran Zaev. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR