• e diel, 22 dhjetor 2024

Bytyqi: Në 48 orët e para ADA ka shërbyer 1321 qytetarëve

Bytyqi: Në 48 orët e para ADA ka shërbyer 1321 qytetarëve

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Në dy ditët e para asistenti digjital në sektorin publik bazuar në inteligjencën artificiale, ADA ka ofruar shërbime publike për 1321 qytetarë dhe ka shkëmbyer më shumë se 24.877 mesazhe, biseda të cilat qytetarët i kanë sjellë në informacionet dhe dokumentet e kërkuara, ka bërë të ditur në profilin e tij në Fesjbuk, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimin me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.

"Transparenca, efektiviteti dhe efikasiteti është qëllimi që ne donim dhe i cili arrihet me ADA tashmë në 48 orët e para të fillimit të saj. Digjitalizimi po ndodh pashmangshëm, i intensifikuar tashmë vite më parë në sektorin privat, ndërsa tani edhe sektori publik është duke e zënë hapin, theksonBytyqi në publikimin, duke theksuar se në 48 orët e fundit ADA ka qenë aktive për 166 mijë sekonda ose 46 orë.

Zëvendëskryeministri tregon se ADA është një mjet digjital, një asistent digjital i bazuar në inteligjencën artificiale, i cili ofron informacion dhe shërbime për qytetarët dhe sektorin e biznesit.

"Në këtë fazë të parë, ADA do t'u ofrojë të gjithë qytetarëve dhe kompanive të interesuara të gjitha informacionet për mbështetjen e investimeve në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike, të gjitha thirrjet nga programi FITR, si dhe kushtet për të investuar në vendin tonë nëpërmjet ZZHTI. Në të ardhmen ADA do të ofrojë edhe shërbime të tjera nga sektori publik, thekson Bytyqi.

Ai thekson se në këtë fazë ADA ofron informacione dhe të dhëna fillestare për investitorët potencialë dhe ekzistues, ndërsa qëllimi përfundimtar i bisedës me ADA është lidhja e investitorëve dhe qytetarëve me zyrtarë administrativë të punësuar, nga institucioni përkatës, në mënyrë që të përfundojë procesi deri nënshkrimi i kontratave për mbështetje financiare për investime ose aplikimi në një nga thirrjet e FITR-it.

"ADA për qytetarët në një vend përmbledh të gjithë informacionin e nevojshëm dhe i udhëzon ata në proces derisa të gjejnë atë që vërtet i përshtatet nevojave të tyre, nga komoditeti i shtëpisë apo vendit të tyre të punës, dhe nga ana tjetër, përmirëson vendet e punës, proceset dhe efektivitetin dhe produktivitetin e punonjësve në sektorin publik. ADA është ndryshimi që na duhet dhe për të cilin vazhdimisht flasim, në veprim!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Bytyqi. ls/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR