• e diel, 22 dhjetor 2024

Bytyqi: Mbi 70 për qind janë realizuar projektet nga Programi TAV

Bytyqi: Mbi 70 për qind janë realizuar projektet nga Programi TAV

Shkup, 18 maj 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri pë çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot ishte për vizitë në Komunën e Butelit, ku intensivisht po ndërtohet kopshti i ri me para nga Programi TAV. Nga ky Program në dispozicion janë pothuajse 50 milionë euro dhe investohen në projekte infrastrukturore nëpër të gjitha komunat pas anulimit të ndërtimit të aeroportit kargo në Ovçe Pole.

Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski theksoi se për ndërtimin e këtij kopshti të ri modern nga Programi TAV janë ndarë 580.000 euro, ndërsa në të do të kudjesen rreth 100 fëmijë, me çka do të tejkalohet problemi me listat për pritje për regjistrim në kopshte nlë Komunën e Butelit.

"Projektet nga TAV realizohen nëpër të gjitha komunat e vendit dhe gëzohem kur shoh se me planifikim të mirë në afatet e parapara janë realizuar mbi 70 për qind e projekteve të filluara. Më saktësisht deri më tani janë përfunduar 56 projekte në 56 komuna, ndërsa për momentin 25 projekte janë në rrjedhë dhe është planifikuar të përfundohen deri në fund të vitit", thotë Bytyqi.

Theksoi se kopshti i fëmijëve në Komunën e Butelit është planifikuar të përfundohet në shtator apo tetor të këtij viti.

"Përmes programit TAV ndërtohen ujësjellës, kanalizime, salla sportive, rrugë dhe rrugica, kopshte, shtëpi për të moshaur, qendra rinore, projekte infrastrukturore të cilët janë të rëndësishme për qytetarët të cilët jetojnë në këto komuna. E përforcojmë infrastrukturën lokale dhe jam i kënaqur kur e shoh dinamikën për realizim të projekteve. progresi i këtij kopshti është edhe një shembull se si sillemi dhe duhet të sillemi ndaj të gjitha nevojave të qytetarëve tanë", thotë Bytyqi.

Kryetari i Komunës së Butelit, Kostovski vërejti se oborri i Shkollës "Shën Klimenti i Ohrit" nlë lagjen Butel është fushë e vërtetë ndërtimi, ku po ndërtohet kopshti i ri modern.

"Do të doja të theksoj se me ndërtimin e këtij kopshti do të tejkalohen të jgitha problemet momentale, të cialt i kemi me listat e pritjes për fëmijët e moshës parashkollroe dhe me të vërtetë do të shkarkohet i tërë ai proces dhe prindërit tashmë nuk do të përballen me vështirësi gjatë regjistrimit të fëmijëve të tyre, në kopshte", tha Kostovski.

Ai bëri thirrje dhe kërkoi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ta bëjnë sistematizimin për vendet e punës në kopshtin e ri të fëmijëve, por edhe të miratohen pëlqimet për punësim në kopshtet e tjera në Komunën e Butelit.

Foto/video: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR