• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi: Maqedonia e Veriut dhe Polonia kanë potencial të madh për zhvillimin e tregtisë

Bytyqi: Maqedonia e Veriut dhe Polonia kanë potencial të madh për zhvillimin e tregtisë

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut dhe Polonia kanë potencial të madh për zhvillimin e tregtisë, theksoi zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, takimin e sotëm me delegacionin parlamentar të Polonisë, kryesuar nga Riçard Terlecki, zëvendëskryetar i Sejmit (Parlamentit) polak.

Bytyqi, siç theksojnë nga Kabineti i tij, potencoi se megjithëse Polonia është vazhdimisht e përfshirë në 10-15 partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë, kjo nuk e pasqyron plotësisht potencialin ekonomik që e kemi si vende.

Zëvendëskryetari i Parlamentit polak, Riçard Terlecki, shprehu falënderim për pritjen dhe shtoi se kjo vizitë do të shërbejë si bazë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve mike.

Terlecki theksoi se Maqedoninë e Veriut tashmë e sheh si anëtare të BE-së dhe shpreson në një përfundim të shpejtë të procesit tonë integrues.

Në takim, zëvendëskryetari i Parlamentit polak shoqërohej nga Anita Çervinjska, kryetare e Grupit Parlamentar Poloni-Republika e Maqedonisë së Veriut, Vlogjimjezh Bernacki, sekretar shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Jacek Osuh, Ana Kvjeqenj dhe Boguslav Sonik, anëtarët e grupit parlamentar për bashkëpunim Poloni-Republika e Maqedonisë së Veriut, Natalja Jaskjeviç, zëvendësdrejtoreshë e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Parlamentit, Klaudja Falkjeviç, Byroja për Çështje Ndërkombëtare dhe Kshishtof Gzhelçik, Ambasador i Polonisë në Maqedoninë e Veriut. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR