• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bytyqi dhe Spasovski me ngushëllime me rastin e vdekjes së Dimovskit

Bytyqi dhe Spasovski me ngushëllime me rastin e vdekjes së Dimovskit

Shkup, 11 qershor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski shprehën ngushëllime me rastin e vdekjes së Darko Dimovskit, kryetar i Lidhjes së Sindikatve të Maqedonisë (LSM).

Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, Bytyqi thekson se Dimovski ishte një partner i vërtetë me të cilin “kemi punuar shumë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorve".

"Darko, u prefsh në paqe! Ngushëllime familjes, bashkëpunëtorëve dhe miqve", ka shkruar Bytyqi. 

 Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, Spasovski thekson se Dimovski ishte shembull i përfaqësimit të gjithanshëm të interesave të të gjithë punëtorëve.

 "Në emrin tim dhe në emër të MPB-së i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të të ndjerit  Darko Dimovski, kryetar i LSM-së. Dimovski ishte shembull i zbatimit të drejtësisë sociale, i përfaqësimit të gjithanshëm të interesave ekonomike dhe sociale të të gjithë punëtorëve. U prehtë në paqe", ka shkruar Spasovski.

Nga Sindikata informuan se Darko Dimovski ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër në moshën 45-vjeçare. 

 "Kolegët, bashkëpunëtorët dhe punëtorët do ta kujtojnë si një luftëtar të madh për të drejtat e punëtorëve që la gjurmë të thella në lëvizjen sindikale dhe punëtore të Maqedonisë. Në emër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë,  i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij", njoftoi sot LSM-ja. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR