Buxheti i Shqipërisë për vitin 2024 i projektuar në mbi 7 miliardë euro
- Ministri i Ekonomisë së Shqipërisë, Ervin Mete, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave, është miratuar projektbuxheti për vitin 2024.
- Post By Melahat Baftija
- 19:52, 27 tetor, 2023
Tiranë, 27 tetor 2023 (MIA) - Ministri i Ekonomisë së Shqipërisë, Ervin Mete, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të ministrave, është miratuar projektbuxheti për vitin 2024.
Ai deklaroi se ky projektbuxhet vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalojnë 7 miliardë euro.
Ministri shtoi se 39 mld lekë do shkojnë për rritjen e pagave, me synimin që brenda vitit 2024 të arrihet qëllimi për pagën mesatare 900 euro.
Sot, në mbledhjen e Këshillit të ministrave, kemi miratuar Projektbuxhetin 2024, i cili vendos një nivel të ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalojnë 7 miliardë euro.
Projektbuxheti mbështet zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen sociale, duke synuarnëtënjëjtënkohëbalancën e duhurtëekuilibravemakroekonomikë dhe fiskalë.
Siç vlerësoi sot edhe FMN, ekonomia shqiptare shfaqet si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, duke hyrë tashmë në një fazë te re. Konjuktura aktuale e favorshme krijon mundësi për të shtyrë përpara një seri reformash, për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. mb/