• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Burimi nga Hamasi: Sot do të lirohen 10 pengje izraelite, të gjithë janë gjallë

Burimi nga Hamasi: Sot do të lirohen 10 pengje izraelite, të gjithë janë gjallë

Gazë, 30 nëntor 2023 (MIA) - Një burim nga Hamasi deklaroi se 10 pengje izraelite sot do të lirohen nga Rripi i Gazës, prej të cilëve dy kanë edhe shtetësi ruse, si pjesë e vazhdimit të përditshëm të armëpushimit, lajmëruan mediumet franceze. Në deklaratat e kaluara cekej se sot do të lirohen tetë pengje dhe do të kthehen tre trupa.

"Të gjithë janë gjallë", deklaroi burimi nga Hamasi. "Izraeli mbrëmë e refuzoi listën që e propozoi Hamasi, ndërkaq që përfshinte edhe trupa të tre shtetasve izraelitë", shtoi ai.

Një funksionar i lartë i Hamasit paraprakisht deklaroi se ky grup palestinez sot do t'i kthejë trupat e tre pengjeve të vdekura.

Tani për tani nuk është e qartë nëse burimi nga Hamasi, që e citojnë mediumet franceze, në pengjet e tyre që duhet t'i lirojë i numëron edhe shtetasit rusë, të liruar dje, Jelena Trupanov dhe nëna e saj Irena Tati, të cilët dje u liruan si "gjest" ndaj presidentit rus, Vlladimir Putin, ose ata do të jenë krahas listës prej 10 izraelitët që duhet të lirohen", lajmëroi "Tajms of Izrael". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR