Bumberg: Kina dhe Rusia kanë rënë dakord me Huthët që të mos sulmojnë anijet e tyre në Detin e Kuq
- Rebelët Huthë të Jemenit i kanë thënë Kinës dhe Rusisë se anijet e tyre mund të lundrojnë lirshëm në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit pa rrezik sulmi, njoftoi sot Blumberg.
- Post By Qefsere Abduli
- 18:53, 21 mars, 2024

Nju-Jork, 21 mars 2024 (MIA) - Rebelët Huthë të Jemenit i kanë thënë Kinës dhe Rusisë se anijet e tyre mund të lundrojnë lirshëm në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit pa rrezik sulmi, njoftoi sot Blumberg.
Grupi jemenas i lidhur me Iranin tha se veprimi i tij ishte në solidaritet me palestinezët në Gazë. Sulmet e Huthëve ndaj anijeve tregtare filluan të rriteshin në frekuencë nga mesi i nëntorit.
Sipas burimeve të Blumberg, marrëveshja është arritur në një takim në Oman mes diplomatëve nga Rusia dhe Kina dhe përfaqësuesve të grupit jemenas.
Në takimin në vendin e Gadishullit Arabik, delegacioni i Huhëve, lëvizja e të cilëve zyrtarisht quhet "Ansar Allah", u drejtua nga përfaqësuesi i tyre zyrtar Mohamed Abdel Salam, zëdhënësi dhe kryenegociatori i tyre. qa
Foto: Arkivi i MIA-s