Bullgaria shpalli tender për 2,4 kilometrat e fundit nga hekurudha nga Gjueshevë deri në Deve Bair dhe për seksionin Sofje - Radomir
- Kompania kombëtare bullgare për infrastrukturë hekurudhore sot shpalli tender për projektimin dhe ndërtimin e linjës së re hekurudhore prej Gjushevës deri tek kufiri me Maqedoninë e Veriut në gjatësi prej 2,4 kilometrave, e vetmja pjesë që mungon nga Korridori 8 hekurudhor në territorin bullgar, si dhe për modernizimin e pjesës me gjatësi prej 17 kilometrave nga Perniku deri në Radomir.
- Post By Ramize Qamili
- 16:09, 28 korrik, 2025
Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Kompania kombëtare bullgare për infrastrukturë hekurudhore sot shpalli tender për projektimin dhe ndërtimin e linjës së re hekurudhore prej Gjushevës deri tek kufiri me Maqedoninë e Veriut në gjatësi prej 2,4 kilometrave, e vetmja pjesë që mungon nga Korridori 8 hekurudhor në territorin bullgar, si dhe për modernizimin e pjesës me gjatësi prej 17 kilometrave nga Perniku deri në Radomir.
Sipas Ministrisë bullgare të Transportit, të dy projektet janë pjesë e rëndësishme të implementimit të Korridorit 8 në territorin bullgar, ndërsa me shpalljen e tenderëve, Bullgaria i përmbush detyrimet e saj për ndërtimin e plotë të një lidhjeje hekurudhore midis dy vendeve.
Tenderi për seksionin nga Gjuesheva deri në kufi, përfshin edhe rikonstruimin e stacionit hekurudhor të Gjueshevës, ndërsa 420 metrat e fundit të asaj rruge janë ndarë si pjesë e veçantë të tenderit, pasi që ndërtimi i tyre do të fillojë pas përfundimit të tunelit ndërkufitar. Vetëm në këtë mënyrë, potencoi Ministria, nuk do të pengohen punimet e mekanizimit të rëndë që përdoren për punimet e tunelit. Afati për përfundimin e aktiviteteve është deri në fund të vitit 2028 për të tërë seksionin, me përjashtim të 420-të metrave, që do të ndërtohen në mënyrë shtesë.
Seksioni i tretë i hekurudhës për në Bullgari, nga Kriva Pallanka deri në kufi është i gjatë 23,4 kilometra, me një vlerësim se do të kushtojë 550 milionë euro. Në fillim të këtij viti, u lëshua pjesa e parë Kumanovë-Belakovc, investim prej 90 milionë eurove. Po punohet në pjeësn e dytë nga Belakovca e deri në Kriva Pallankë. Për shkak të problemit me shtyllat në rrugën drejt Kratovës, po punohet që të sigurohet zgjidhje e re teknike. Vlera e parashikuar prej 150 milionë euro për këtë seksion sipas deklaratës së fundit të ministrit Nikolloski, "do të arrijë nga 190 deri 195 milionë euro". rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s