• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bujqit e zemëruar spanjoll me 500 traktorë futen në Madrid

Bujqit e zemëruar spanjoll me 500 traktorë futen në Madrid

Madrid, 21 shkurt 2024 (MIA) - Karvani prej rreth 500 traktorëve sot kanë hyrë në qendër të Madridit, ku bujqit spanjollë po mundohen të arrijnë deri te ndërtesa e Ministrisë së Bujqësisë, të pakënaqur nga burokracia e BE-së dhe niveli aktual i ndihmës shtetërore. 

Dhjetëra traktorë ndodhen në sheshin në qendër të qytetit, ndërsa qindra protestues të zemëruar me flamuj spanjollë dhe rajonalë ndodhen jashtë kordonit të policisë.

Protestuesit me xhaketa të verdha , me ofendime drejtuar kryeministrit socialist Pedro Sançez, po mundohen të arrijnë deri te ndërtesa e Ministrisë e cila ndodhet në afërsi të stacionit të trenit Atoça. 

Dhjetëra policë po qëndrojnë përballë protestuesve dhe bllokojnë hyrjen e tyre në ndërtesë, ndërsa disa përpiqen të çajnë kordonin.

Bujqit po protestojnë në gjithë Spanjën prej dy javësh, duke kërkuar nga qeveria subvencione më të mëdha financiare, kufizim të importeve të ushqimit nga Maroku fqinj dhe ndryshimin e Politikës së përbashkët bujqësore evropiane të BE-së e cila vendos mbi to rregullore të rrepta mjedisore. Ata kundërshtojnë gjithashtu marrëveshjen e shpallur të tregtisë së lirë të BE-së me bllokun e Amerikës së Jugut Merkosur.

Bujqit po ankohen edhe se çmimet e naftës dhe plehrave janë rritur që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë dy vjet më parë.

Spanja është një nga prodhuesit më të mëdhenj evropianë të vajit të ullirit, portokallit, limonit, verës dhe peshkut.

Bujqit në Evropë me javë të tëra po protestojnë për shkak të importit të ushqimeve më të lira dhe rregulloreve të Bashkimit Evropian, i cili vendosi masa strikte për mbrojtjen e mjedisit që e bëjnë prodhimin më të shtrenjtë. Në Spanjë, një problem shtesë është thatësira disamujore. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR