Budanovi: Lufta në Ukrainë mund të konsiderohet si Luftë e Tretë Botërore
- Lufta e Tretë Botërore tashmë është në vjim, pasi lufta ruso-ukrainase përfshin shumicën e vendeve të zhvilluara në botë, deklaroi sot shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak të Ukrainës, Kirilo Budanov, transmeton Ukrinform.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:27, 27 shkurt, 2025

Kiev, 27 shkurt 2025 (MIA) - Lufta e Tretë Botërore tashmë është në vjim, pasi lufta ruso-ukrainase përfshin shumicën e vendeve të zhvilluara në botë, deklaroi sot shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak të Ukrainës, Kirilo Budanov, transmeton Ukrinform.
"Kjo është një pyetje filozofike. Varet se si e shikoni. Për mua është (Lufta e Tretë Botërore), në të janë përfshirë shumica absolute e vendeve më të forta dhe më të zhvilluara në botë, ky është vetëm një fakt", tha Budanovi në pyetjen nëse lufta në Ukrainë mund të konsiderohet për Luftë të Tretë Botërore.
Për Budanovin vetëm fitoret janë të nevojshme për të ndihmuar shoqërinë ukrainase të rrisë moralin.
"Përgjigja mund të jetë pak e pakëndshme, por kjo përgjigje ekziston prej mijëra vite. Një shoqëri e lodhur ringjallet dhe zgjohet vetëm kur ka fitore. Kur nuk ka fitore, asgjë që bëni nuk do t'ju ndihmojë. Prandaj duhen fitore, diplomatike, ushtarake, sociale, politike, por - fitore", tha Budanovi.
Portali ukrainas thekson se më parë edhe ish-komandanti i përgjithshëm suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeri Zaluzhni, gjithashtu ka thënë se lufta mund të konsiderohet si Lufta e Tretë Botërore, veçanërisht pasi Koreja e Veriut "hyri drejtpërdrejt në luftë si aleate e Rusisë".
Foto: Arkivi i MIA-s