• e hënë, 23 dhjetor 2024

Budanov: Ukraina do t'i rrisë sulmet në Rusi, që të shihet realiteti i luftës

Budanov: Ukraina do t'i rrisë sulmet në Rusi, që të shihet realiteti i luftës

Kiev, 1 shkurt (MIA) - Shefi i Shërbimeve të Inteligjencës Ushtarake të Ukarinës (GUR) Kirilo Budanov sot u kërcënua se Ukraina do të itensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës në territorin rus, duke shtuar se "është e dobishme për rusët të shohin më në fund realitetin e luftës".

"Numri i sulmeve ndaj infrastrukturës ruse ka mesiguri do të rritet. Mendoj se ky plan mund t'i përfshijë të gjitha infrastrukturat kryesore kritike dhe ushtarake të Rusisë", tha Budanov më kanalin Telegram.

 Ai shtoi se "popullsia civile ruse më në fund duhet që ta sheh realititn e luftës"

"Popullata të shohë se si digjen depot e naftës, shkatërrohen fabrikat dhe uzinat...Egjithë kjo është e dobishme", tha Budanov.

Në muajt e fundit, Kievi ka shtuar sulmet ndaj objekteve ruse të naftës dhe gazit, pas sulmeve të Moskës në infrastrukturën e saj energjetike.

Ukraina e ka marrë përgjegjsi për disa sulme me dronë në objektet në afërsi të Shën Petërsburgut. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR