• e martë, 24 dhjetor 2024

Bubevski: Babai në mënyrë indikrekte ka marrë pjesë në informimin se kur vajza do të dalë nga shtëpia

Bubevski: Babai në mënyrë indikrekte ka marrë pjesë në informimin se kur vajza do të dalë nga shtëpia

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Prokurori kryesor publik në Prokurorinë themlore publike Shkup, Gavrill Bubevski tha se tre nga të dyshuarit e kanë pranuar veprën. Për vrasjet, të cilat i cilësoi si të tmerrshme, tha se janë paraparë dënime maksimale me burg.

"Për tre nga pesë të involvuarit, prë të cilët ekziston dyshimi, kemi pranim për tërë angazhimin e tyre në ngjarje dhe cili për çka ka qenë u angazhuar në këtë vepër penale. Nga e tërë kjo mund të definohet se kanë kryer dy vepra penale - rrëmbim, që janë të lidhura me veprën shfrytëzim, rrëmbim për shkak të përfitimit. Kanë kryer edhe dy vepra penale - vrasje, me lidhshmëri të dy veprave, për çka merret dënimi më i rëndë penal", tha Bubevski.

Tre të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve sepse ende është në rrjedhë përpunimi i të dhënave të cilët janë të natyrës materiale.

Lidhur me involvimin e babait, në konferencën për shtyp u cek se dy nga të dyshuarit i morën informatat nga babai se kur vajza do të dilte nga shtëpia.

Ato janë dëshmi indirekte me të cialt disponojmë, tha prokurori Bubevski, që jep indikacione për hetim të babait.

"Për babain tani për tani kemi dëshmi se në mënyrë indirekte ka marrë pjesë në informimin se kur vajza dp të dilte nga shtëpia, në mënyrë që të rrëmbehej. Nuk kemi njohuri se është prëzier për motivin për vrasje. Njëri nga personat e dyshuar tha se informatat për vajzën i kishte nga babai", tha Bubevski.

Për atë nëse edhe babai me të dyshuarit ka qenë në lidhje biznesore, Bubevski tha se veprimet hetuese janë kahëzuar nëa të drejtim.

Bubevski në konferencë për shtyp saktësoi se i dyshuari i parë, i cili ndodhet në arrati, është organizuesi dhe realizuesi i vrasjeve. Lidhur me pyetjen për alibinë e babait në ditën e ndodhisë së veprave penale, përkatësosht nëse ai në mënyrë direkte ka qenë i involvuar në rrëmbim dhe ka pasur kontakt fizik me të dyshuarit e tjerë, prokurori fillimisht tha "po", por nuk dha më shumë hollësi. siç tha, për shkak të interesit të hetimit.

Prokurori tha se është me rëndësi opinioni të mos spekulojë për involvimin problematik prë nënën e Vanjës.

"Nëna nuk ka kurfarë aktiviteti të natyrës problematike", tha Bubevski.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili dha më shumë hollësi se si është rrëmbyer Vanja, tha se tani për tani informatat janë se personi i cili është jashtë shtetit, është kryesi i drejtpërdrejtë dhe paralajmëroi se ai do të nxirret para drejtësisë.

"Gjatë hetimit do të grumbullohen dëshmi të caktuara materiale. Do të lëshohet fletë-arrest ndërkombëtar për personin i cili nuk ndodhet në shtet dhe do të njoftojmë për gjithçka që do të kemi njohuri", u cek në konferencën prë shtyp. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR