• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bubevski: Alarmet për bomba në fillim udhëhiqen si terrorizëm, ndërsa më pas varet nga provat e grumbulluara

Bubevski: Alarmet për bomba në fillim udhëhiqen si terrorizëm, ndërsa më pas varet nga provat e grumbulluara

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) – Alarmet për bomba në fillim udhëhiqen si terrorizëm, ndërsa se si diferencohen pastja varet nga provat e grumbulluara. Nuk kamospajtueshmëri, thjeshtë kësisoj shkon procedura, deklaroi kryetari i Prokurorisë Publike Themelore - Sgkup, Gavrill Bubevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, nëse alarmet për bomba janë terrorizëm ose jo, Bubevski potencoi se në fillim udhëhiqen si kanosje shumë serioze, ndërsa varësisht aktiviteteve tjetërsohen në alarme të rrejshme ode diçka tjetër.

 "Në bazë të asaj që do të dalë gjatë procedurës, tjetërsohen ose në veprime të alarmeve të rrejshme ose në diçka tjetër. Por, në fillim fillon si diçka shumë serioze, si rrezikim i interesave vital të shtetit, gjegjësisht fillon si terrorizëm", deklaroi Bubevski.

Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR