• e shtunë, 06 korrik 2024

Britania e Madhe ka dërguar ndihma në Gaza

Britania e Madhe ka dërguar ndihma në Gaza

Londër, 26 mars 2024 (MIA) - Britania e Madhe dërgoi ushqim në Gaza për herë të parë dje dhe Ministria e Mbrojtjes i kërkoi Izraelit të lejojë më shumë ndihmë në enklavën tashmë të shkatërruar nga lufta, raportojnë mediat britanike.

Forcat Ajrore Mbretërore dje hodhën më shumë se 10 tonë ndihma humanitare, duke përfshirë ujë, oriz, vaj, miell, kanaçe dhe ushqime për fëmijë për civilët në Gaza.

Një aeroplan "RAF A400M" u ngrit nga Amani për të ofruar furnizime përgjatë Rripit verior të Gazës, si pjesë e një misioni humanitar ndërkombëtar të udhëhequr nga Jordania, kumtoi Ministria Britanike e Mbrojtjes. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR