• e martë, 19 nëntor 2024

Bregu Perëndimor: Armata izraelite ka qëlluar për vdekje një adoleshent palestinez pas sulmit me thikë

Bregu Perëndimor: Armata izraelite ka qëlluar për vdekje një adoleshent palestinez pas sulmit me thikë

Ramalla, 5 mars 2024 (MIA) - Armata izraelite qëlloi për vdekje një 16-vjeçar pasi ai goditi me thikë një izraelit në Bregun Perëndimor.

Sipas një deklarate të ushtrisë dhe mediave, ushtarët izraelitë qëlluan adoleshentin. Ai u godit në kokë. Izraeliti i sulmuar u godit me thikë në shpatull dhe është duke u hospitalizuar. 

Incidenti ndodhi disa kilometra në jug të Nablusit, ku gjatë periudhës së kaluar ka pasur tensione të dhunshme mes militantëve palestinezë dhe kolonëve izraelitë.

Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, situata në Bregun Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm. Që atëherë, më shumë se 400 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor në operacionet ushtarake izraelite. Gjithashtu është rritur dhuna nga kolonët hebrenj kundër palestinezëve. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR