• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bregu: Nuk kemi luksin të humbim as edhe një ditë në integrimin e Ballkanit Perëndimor

Bregu: Nuk kemi luksin të humbim as edhe një ditë në integrimin e Ballkanit Perëndimor
Shkup, 17 qershor 2022 (MIA)- Askush nga ne në rajonin e Ballkanit perëndimor nuk ka luksin të humb as edhe një ditë shtesë duke pasur parasysh se integrimi evropian i rajonit tashmë me vite po stagnon, theksoi sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal (RSS) Majlinda Bregu në Forumin e Prespës për dialog sot në Ohër. “Procesi i integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të saj në BE nuk është detyrë e thjeshtë, por shpresoj se nuk do të na duhen 35 vite atë ta realizojmë sa i duhet BE-së ta vendos tregun e thjeshtë”, tha Bregu. Ka shtuar se Ballkani Perëndimor është rajon i vogël me 18 milionë njerëz, ndoshta edhe më pak ku 76 për qind konsiderojnë se bashkëpunim rajonal është me interes të madh. “Për më shumë se 43 për qind papunësia është problem më i madh, ndërsa pason kriza ekonomike. Gjatë kohës së luftës dhe pandemisë duhet të afrohemi. Çfarëdo të vendosin bartësit e vendimeve nga rajoni ynë, RSS është këtu të ndihmojë dhe koordinojë, por në fund të fundit vendimi është i tyre”, tha Bregu. Ka theksuar se kyçe për heqjen e roamingut vitin e kaluar, mu në fillimin e Forumit të parë të Prespës për dialog ka qenë vullneti politik i bartësve të vendimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bregu ka folur në panelin “65 vite pas marrëveshjes së Romës: Vallë Evropa është në tërësi e rikonstruar dhe integruar” bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe komisarin për zgjerim të BE-së, Oliver Varheji.  

QËNDRONI TË LIDHUR