• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Brazili humbi nga Argjentina dhe nuk arriti të kualifikohet në Lojërat Olimpike në Paris

Brazili humbi nga Argjentina dhe nuk arriti të kualifikohet në Lojërat Olimpike në Paris

Karakas, 12 shkurt 2024 (MIA) - Skuadra olimpike braziliane humbi  nga Argjentina me 1:0 në xhiron e tretë të fazës së grupeve të turneut kualifikues të Amerikës së Jugut për Lojërat Olimpike 2024.

Shënuesi i golit të vetëm ishte argjentinasi Luçiano Gundo në minutën e 78-të.

Falë kësaj fitoreje, Argjentina kryesoi grupin e fundit me pesë pikë nga tre ndeshje dhe u kualifikua për të garuar në Lojërat e Parisit në vitin 2024.

Brazili është në vendin e tretë me tre pikë nga tri ndeshje.

Kombëtarja braziliane fitoi turnetë e futbollit në dy Olimpiadat e fundit. qa

Foto: Fejsbuk AFA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR