• e hënë, 23 dhjetor 2024

BP: Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6.30 për qind

BP:  Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6.30 për qind

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind, ndërsa norma e interesit të depozitave gjatë natës dhe 7 ditët e niveleve prej 4,20 për qind dhe 4,25 për qind, në mënyrë adekuate. Oferta e bonove të arkave  në ankandin e rregullt është gjithashtu i pandryshuar dhe arrin 10 miliardë denarë, ka vendosur dje në seancën e rregullt Komiteti për politikë monetare operative i Bankës Popullore.

Në seancë, siç kumtoi BP, është vlerësuar se niveli rrjedhës i normave të interesit është adekuat me kushtet në ekonomi dhe së bashku me ndryshimet e deritanishme te rezervat e obligueshme dhe me masat e ndërmarra makroprudenciale, do të kontribuojnë për ngadalësimin e mëtjeshëm të inflacionit dhe për mbajtjen e stabilitetit të kursit devizor.

Nga BP sqarojnë se në kushte të tregut të volitshëm devizor, theksi kryesor gjatë sjelljes së vendimit për ruajtjen e përcaktimit aktual të politikës monetare u vendos në nevojën e stabilizimit të pritjeve inflacioniste dhe inflacionin në bazë më të qëndrueshëm, ndërsa duke i marrë parasysh rreziqet. "Inflacioni i brendshëm në dhjetor të vitit 2023 arrin 3,6 për qind në nivel vjetor, gjatë presionit dukshëm të zvogëluar nga çmimet e ushqimit dhe energjisë, por edhe presionet më të ulëta të çmimeve nga kategoritë më pak të ndryshueshme, në pajtim edhe me masat e ndërmarra monetare. Në kushte të lëvizjeve të ngjashme të inflacionit tek ne dhe në eurozonë, dallimi në norma vjetore është i vogël. Pritjet inflacioniste të konsumatorëve të shprehura në sondazhet e dhjetorit të Komisionit Evropian janë gjithashtu më të moderuara. Norma mesatare e inflacionit të brendshëm u zbut në 9.4 për qind në vitin 2023, në përputhje me normën e pritur prej 9.5 për qind", thonë nga Banka Popullore.

Megjithatë, shtojnë ata, niveli është ende mbi mesataren historike, ndërsa rreziqet për dinamikën e ardhshme të çmimeve ende ekzistojnë, gjë që kontribuon nga pasiguria e lëvizjes së çmimeve në bursat botërore, por edhe disa faktorë të brendshëm. Prandaj, u gjykua se nevojitet kujdes i mëtejshëm në sjelljen e politikave, përfshirë politikat që ndikojnë në kërkesën në ekonomi. Sa i përket politikës së Bankës Qendrore Evropiane (BQE), në seancën e fundit të muajit janar është marrë sërish vendim që normat bazë të interesit të mbahen në të njëjtin nivel", theksojnë nga Banka Popullore.

Nga aty theksojnë se situata në tregun devizor është e qëndrueshme dhe lëvizjet janë të favorshme. Niveli i rezervave devizore në fund të muajit dhjetor është 4,538.5 milionë euro, që sipas standardeve ndërkombëtare dhe treguesve që monitorohen, është një nivel i përshtatshëm për ruajtjen e stabilitetit të kursit të monedhës vendase. Gjatë vitit të kaluar, kujton BP-ja, rezervat devizore shënuan rritje, e cila i tejkaloi pritjet dhe është kryesisht rezultat i ndërhyrjeve relativisht të larta të Bankës Popullore për blerjen neto të mjeteve të tepërta valutore nga sistemi bankar. Lëvizjet e favorshme në tregun devizor janë rezultat i presioneve të reduktuara nga kriza energjetike dhe rrjedhimisht e uljes së kërkesës nga kompanitë, rritjes së ofertës për deviza nga personat fizikë si sinjal besimi në monedhën vendase, si dhe likuiditeti përgjithësisht i mirë devizor i bankave.

Në lidhje me të dhënat më të fundit të disponueshme nga sektori i jashtëm për periudhën tetor - nëntor 2023, BP thekson se për momentin ato tregojnë për një deficit tregtar pak më të ulët për tremujorin e fundit të vitit sesa pritej sipas projeksionit të tetorit, ndërsa ecuria e tregut valutor në muajin dhjetor është më e favorshme duke përfshirë edhe dhjetorin e vitit 2023.

Në sektorin monetar, sipas të dhënave të dhjetorit 2023, potenciali depozitues i bankave po rritet pak më i fortë se sa pritej, me një normë prej 9.1 për qind dhe mbështetja kreditore e sektorit privat vazhdon të rritet edhe më tutje, por më e moderuar dhe arrin 5,1 për qind. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR