• e martë, 24 dhjetor 2024

BP e shtrëngon politikën monetare: normat e interesit janë rritur për 0,5 pikë përqindjeje

BP e shtrëngon politikën monetare: normat e interesit janë rritur për 0,5 pikë përqindjeje

Shkup, 9 shkurt 2023 (MIA) - Banka Popullore (BP) I rriti normat e interesit për 0,5 pikë përqindje shtesë (p.p). Kështu është vendosur në seancën e rregullt të Komisionit për Politikë Monetare Operative të Bankës Popullore, në të cilin janë dhënë të dhënat dhe informacionet më të fundit për ekonominë vendase dhe globale dhe zhvillimet më të fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe vendase në kontekst të përcaktimit të politikës monetare.

"Në seancën e Komisionit u vendos rritja e normës së interesit të bonobe të thesarit me 0,5 p.p. deri në nivelin prej 5.25 për qind. Oferta e bonëve të thesarit në ankandin e rregullt është e pandryshuar dhe arrin në 10 miliardë denarë. Në përputhje me rritjen e normës bazë të interesit, do të zbatohet edhe një normë më e lartë e interesit të kredisë njëditore. Në mbledhje u mor vendimi për rritjen e normave të interesit për depozitat njëditore dhe shtatëditore, gjithashtu me 0.5 p.p. Këto norma interesi do të zbatohen nga data 15 shkurt 2023, njofton BP.

Me këto ndryshime, siç theksojnë, Banka Popullore edhe ne fillim të ketij viti vazhdon të shtrëngojë politikën monetare, e cila ka nisur në fund të vitit 2021, përmes aplikimit të disa instrumenteve, për të ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit dhe stabilizimim e inflacionit afatmesëm.

Në lidhje me treguesit e tjerë të rëndësishëm për politikën monetare, theksojnë se lëvizjet e tregut devizor janë të qëndrueshme, ndërsa vërehen edhe trende më të favorshme në pjesën e kursimit në valutën vendase dhe në terma afatgjatë. Duke marrë parasysh lidhjen e valutës sonë me euron, ata shtojnë, kur vendoset për politikën monetare ndikojnë edhe ndryshimet në politikën monetare të Bankës Qendrore Evropiane, e cila në mbledhjen e 2 shkurtit mori vendim për rritjen me 0.5 të normave bazë të interesit. fq.

"Çmimet e brendshme shënuan rënie të lehtë në muajin dhjetor, me çka norma vjetore e inflacionit vazhdon të ngadalësohet në 18.7 për qind. Norma mesatare vjetore e inflacionit për të gjithë vitin 2022 është 14.2 për qind dhe është në përputhje me parashikimet më të fundit të Bankës Ppopullore prej 14.3 për qind dhe rezulton kryesisht nga rritja e çmimeve botërore të ushqimeve dhe energjisë elektrike, përfshirë çmimin e brendshëm të energjisë elektrike dhe energjisë termike dhe efekti i transmetimit të tyre në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera, në mungesë të burimeve të mjaftueshme të brendshme për të zbutur këto goditje", theksojnë nga BP.

Ata theksojnë se pasiguria e dinamikës së ardhshme të çmimeve të produkteve primare në bursa, e veçanërisht të produkteve energjetike, ekziston ende për shkak të zhvillimeve ushtarake në Ukrainë dhe sanksioneve ndaj Rusisë, prandaj, siç theksojnë është ende jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhen politika të brendshme të kujdesshme dhe menaxhimi i kujdesshëm i kërkesës së brendshme.

Sa i përket aktivitetit ekonomik të brendshëm, ata theksojnë se arritjet në tre tremujorët e parë të vitit 2022 janë shumë afër atyre të parashikuara (rritja është 2,7 për qind kundrejt parashikimeve të Bankës Popullore prej 2,5 për qind), ndërsa të dhënat e disponueshme të frekuencës së lartë për tremujorin e katërt janë krahas pritjeve se ngadalësimi i rritjes do të vazhdojë deri në fund të vitit.

"Të dhënat për këtë periudhë tregojnë një rënie reale vjetore të qarkullimit në totalin e tregtisë, pas rritjes së vogël në tremujorin paraardhës, si dhe tendencave të mëtejshme jo të favorshme në prodhimin industrial dhe punimet e ndërtimit. Nga ana tjetër, rritja e qarkullimit në hotelieri është ende e lartë dhe po përshpejtohet me bazë vjetore, thonë nga BP.

Ata theksojnë se në dhjetor 2022 aktiviteti kreditor vijon të rritet me bazë vjetore, por më mesatare, veçanërisht në segmentin e individëve, në përputhje me pritshmëritë.

"Rritja e depozitave u përshpejtua dhe i tejkaloi pritjet, me ç'rast te popullata është vërejtuar rritje e prirjes për kursim në denarë dhe në afat më të gjatë. Në përgjithësi, mjedisi i pasigurt dhe në ndryshim dhe rreziqet e theksuara kërkojnë kujdes të mëtejshëm nga politikëbërësit, theksojnë BP. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR