• e diel, 18 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Bozhinovska-Lantos në Budapest: Përforcimi i partneritetit energjetik

Bozhinovska-Lantos në Budapest: Përforcimi i partneritetit energjetik

Shkup, 4 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, gjatë vizitës së saj në Budapest, ku u mbajt Sesioni i Dytë Ndërqeveritar ndërmjet Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, zhvilloi takim bilateral me ministrin hungarez të Energjisë, Çaba Lantos.

"Në takim morën pjesë edhe Karoj Matrai, drejtor ekzekutiv i MVM Group dhe Peter Holiça, zëvendës sekretar i shtetit, të cilët prezantuan perspektivat për avancimin e bashkëpunimit energjetik mes dy vendeve. Fokusi i bisedimeve ishte në mundësitë për të forcuar partneritetin energjetik, lidhjen e infrastrukturës dhe sigurimin e stabilitetit energjetik. Të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë, infrastrukturës së gazit dhe integrimit rajonal të energjisë", njoftoi Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Ministrja Bozhinovska theksoi se ky partneritet me Hungarinë është shembull se si bashkëpunimet strategjike mund të sjellin rezultate konkrete, nga përmirësimi i efikasitetit energjetik deri te rritja e ndërlidhjes dhe zhvillimi i zgjidhjeve inovative energjetike.

"Ministrja Bozhinovska theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë për një sistem energjetik stabil dhe të sigurt, me diversifikim të burimeve energjetike dhe modernizim të infrastrukturës, ndërsa Hungaria theksoi gatishmërinë e saj për të mbështetur proceset e tranzicionit energjetik dhe lidhjen më të madhe të tregjeve të energjisë. Takimi ishte konfirmim i marrëdhënieve të forta dypalëshe dhe partneritetit në sektorin e energjisë, me një drejtim të qartë për projekte konkrete të përbashkëta që do të sjellin përfitime për të dy vendet", thuhet në kumtesë. sa/

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

 

QËNDRONI TË LIDHUR