• e premte, 05 dhjetor 2025

Bozhinovska: Sezoni stabil i ngrohjes është prioritet, institucionet në koordinim të rregullt

Bozhinovska: Sezoni stabil i ngrohjes është prioritet, institucionet në koordinim të rregullt

Shkup, 12 shtator 2025 (MIA) -  Në një mbledhje koordinuese me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve kompetente nga sektori energjetik u shqyrtuan aktivitetet aktuale dhe masat përgatitore për furnizim të pandërprerë me ngrohje dhe energji elektrike në sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Takimi i rregullt kompetent u mbajt në Ministrinë  e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ku, përveç përfaqësuesve të Ministrisë nga sektorët përkatës, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të kompanive dhe institucioneve nga sektori i energjisë.

Siç raportohet nga Ministria e Energjisë, në diskutim morën pjesë aktive menaxhmentet e EMV, MEPSO, NOMAGAS, si dhe përfaqësuesit e NEMO, të cilët paraqitën qëndrimet, sfidat dhe propozimet e tyre për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit energjetik dhe rritjen e koordinimit midis institucioneve.

"Janë shqyrtuar: progresi i projekteve të infrastrukturës energjetike; gjendja me sigurimin e energjensave të nevojshme; planet për funksionimin e bursës së energjisë elektrike dhe tregut day-ahead; koordinimi mes institucioneve për të ruajtur stabilitetin e sistemit. Ministrja Sanja Bozhinovska u informua për përgatitjet e deritanishme dhe theksoi se një përparësi kryesore mbetet furnizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm i qytetarëve dhe industrisë gjatë gjithë sezonit të ngrohjes", njoftoi Ministria e Energjisë.

Në njoftim theksohet se për herë të parë pas formimit të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ministrja Bozhinovska ka prezantuar praktikën e takimeve të rregullta koordinuese me të gjitha institucionet kompetente në sektor. Qëllimi, siç thonë, është informimi në kohë dhe koordinimi i aktiviteteve - praktikë që nuk ka ekzistuar më parë. qa/

Foto: MEMBM

 

QËNDRONI TË LIDHUR