Bozhinovska në Këshillin Ministror të KE-së në Austri
- Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska është në një vizitë pune në Vjenë të Austrisë, ku nesër do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Këshillin e 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë (KE).
- Post By Sara Ademi
- 16:18, 11 dhjetor, 2024
Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska është në një vizitë pune në Vjenë të Austrisë, ku nesër do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Këshillin e 22-të Ministror të Komunitetit të Energjisë (KE).
"Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë do të mbledhë së bashku ministrat përgjegjës për energjinë e nëntë palëve kontraktuese të Marrëveshjes së Komunitetit të Energjisë. Në këtë takim vjetor do të debatohet për përmirësimin e udhërrëfyesit për dekarbonizimin, si dhe tema që kanë të bëjnë me menaxhimin e ujërave, habitateve dhe shpendëve të egra në drejtim të vendosjes së ardhshme të detyrimeve legjislative shtesë në këto fusha", informojnë nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve Minerale.
Në takimin e Komunitetit të Energjisë së bashku me ministren Bozhinovska mori pjesë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Komuniteti Energjetik është një organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin energjetik ndërmjet BE-së dhe nëntë palëve kontraktuese: Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnja e Hercegovinës, Kosovës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Ukrainës, dhe ka tre vëzhgues të përhershëm: Armeninë, Norvegjinë dhe Turqinë. Objektivi i tij kryesor është të afrojë palët kontraktuese të BE-së duke lehtësuar reformat dhe duke zgjeruar gradualisht ligjin e BE-së për energjinë, mjedisin dhe klimën. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s