• e premte, 05 dhjetor 2025

Bozhinovska në IFESD 14: Çdo euro që investojmë sot në efikasitetin energjetik dhe burimet e ripërtëritshme është investim në komunitete më të shëndetshme, biznese konkurruese dhe qëndrueshmëri strategjike nesër

Bozhinovska në IFESD 14: Çdo euro që investojmë sot në efikasitetin energjetik dhe burimet e ripërtëritshme është investim në komunitete më të shëndetshme, biznese konkurruese dhe qëndrueshmëri strategjike nesër

Shkup, 29 tetor 2025 (MIA) – Çdo euro që investojmë sot në efikasitetin energjetik dhe burimet e ripërtëritshme është investim në komunitete më të shëndetshme, biznese konkurruese dhe qëndrueshmëri strategjike nesër.

Këtë e porositi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska në hapjen e panelit "Financimi i efikasitetit energjetik dhe energjisë së ripërtëritshme" në kuadër të Forumit të 14 "Energji për zhvillim të qëndrueshëm".

Përmirësimi i efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimi i gjeneratave të reja të energjive të ripërtëritshme", theksoi Bozhinovska, është kyç për të siguruar sistem të përballueshëm dhe të qëndrueshëm energjetik në Maqedoni.

"Megjithatë, mbetet hendeku i financimit, si për shkak të barrierave juridike dhe rregullatore, ashtu edhe për shkak të vlerësimit të rrezikut në sektorin financiar dhe kapacitetit të kufizuar për të përgatitur projekte, veçanërisht për projekte më të vogla. Shumë ide premtuese nuk vijnë deri te financat, jo sepse teknologjitë janë të paprovuara, por sepse projektet janë shumë të vogla, kostot e transaksionit janë të larta, kontratat nuk janë të standardizuara ose rreziqet nuk alokohen qartë. Agregimi, dokumentacioni i standardizuar dhe licencimi parashikues mund të bëjnë ndryshim kryesor", porositi Bozhinovska.

Roli i Ministrisë, theksoi Bozhinovska, është të punojmë në sigurimin e financimit përmes mbështetjes rregullatore dhe praktike, si dhe sigurimin e rregullave më të parashikueshme dhe implementimin e koordinuar midis institucioneve.

"Kjo përfshin harmonizimin e legjislacionit primar dhe sekondar në fushën efikasitetit energjetik dhe energjisë së ripërtëritshme me legjislacionin evropian, thjeshtimin e dhënies së licencave, sqarimin e procedurave të lidhjes së rrjetit, standardizimin teknik dhe këshillat dhe udhëzimet praktike për të ndihmuar komunat, institucionet publike dhe kompanitë të sigurojnë mjete përmes efikasitetit energjetik dhe projekteve të energjisë së ripërtëritshme", porositi Bozhinovska.

Kur rregullat janë të qarta dhe projektet janë të përgatitura mirë, sipas Bozhinovskës, atëherë edhe financat janë në dispozicion dhe ndiqen rezultatet , kursehet energji, instalohen burime të ripërtëritshme të energjisë dhe, ajo që është shumë e rëndësishme, përmirësohet cilësia e ajrit.

"Qasjet e suksesshme mund të përsëriten dhe rriten. Në praktikë, kjo do të thotë kritere të qarta për përzgjedhjen, raportimin dhe verifikimin dhe prokurimin transparent. Kjo gjithashtu do të thotë ulje të varfërisë energjetike dhe përmirësim të kushteve në shkolla dhe spitale", theksoi Bozhinovska.

Nëse harmonizojmë politikat, financimin dhe zbatimin, Bozhinovska tha se jo vetëm që do të përmbushim qëllimet, por do të ndërtojmë sistem më të pastër , më të drejtë dhe më të qëndrueshëm energjetik.

Koordinatorja rezidente e OKB-së në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia, në hapje të sesionit, porositi se financimi është aspekti më i rëndësishëm, veçanërisht kur keni veglat dhe njohuritë, mjetet janë të nevojshme për të replikuar dhe për të arritur sa më shumë përdorues.

"Sot, investimi global në energji të ripërtëritshme dhe infrastrukturë me efikasitet energjetik janë rreth 1,3 trilionë dollarë, që është niveli më i lartë rekord. Megjithatë, për të arritur angazhimin për trajektoren prej 1,5 gradë celsius, ky numër duhet të katërfishohet. Por, me çdo sfidë ne bëhemi më krijues, më novatorë dhe gjejmë teknologji dhe mekanizma të rinj për të arritur qëllimet tona. Gjatë seancës së sotme, ne gjithashtu do të dëgjojmë përvoja pozitive në lidhje me projektet që ofrojnë mjete për tranzicion të qëndrueshëm të energjisë dhe arritjen e qëllimeve tona", porositi Kolumbia.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigorian, në hapje të sesionit, tha se përshpejtimi i tranzicionit energjetik në sisteme të qëndrueshme nuk është thelbësor vetëm për përmbushjen e Qëllimit global 7, por edhe për trajtimin e ndryshimeve klimatike, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbështetjen e rritjes gjithëpërfshirëse ekonomike.

- Siç duket, mjedisi jetësor dhe energjia nuk mund të shihen ndaras. Por, përkundër momentumit në rritje, financimi në efikasitetin energjetik dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë mbetet i pamjaftueshëm në nivel global", tha Grigoriani.

Sipas Gregorianit, sfidë kryesore për vendet në zhvillim, mbeten pengesat institucionale që kufizojnë rritjen e financimit dhe kulturës institucionale, ndërsa çështja kryesore është se si të sigurohen mjete për tranzicion të drejtë dhe gjithëpërfshirës energjetik që nuk do të lërë askënd të përjashtuar.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR