• e enjte, 04 dhjetor 2025

Bozhinovska në FEM 2025: Një model energjetik modern dhe inovativ është vizioni i Maqedonisë

Bozhinovska në FEM 2025: Një model energjetik modern dhe inovativ është vizioni i Maqedonisë

Shkup, 17 qershor 2025 (MIA) - Vizioni i Maqedonisë së Veriut është të krijoj[ një model modern dhe inovativ të energjisë që do të mundësojë tranzicion të drejtë dhe do të bëhet një nxitës i rritjes ekonomike, në interes të qytetarëve dhe vendit, deklaroi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska, në panelin ministror për Ballkanin Perëndimor: "Investime në kohë trazirash dhe zhvillimesh të shpejta të tregut: Ku ndodhet rajoni i Ballkanit Perëndimor?"

Në ngjarjen që mbahet në kuadër të Forumit Energjetik të Maqedonisë (FEM) 2025, ministrja Bozhinovska e theksoi rëndësinë e  veprimit të përbashkët në rajon.

"Së bashku me vendet e rajonit i shndërrojmë pengesat në mundësi dhe po kontribuojmë që Ballkani Perëndimor të vendoset në hartën energjetike botërore", shtoi ajo duke shtuar se një sistem energjetik i qëndrueshëm është i mundur vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta. 

Nga Ministria e Energjetikës informojnë se në kuadër të forumit, Bozhinovska ka realizuar edhe një takim dypalësh me drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Françesko La Kamera. 

Në Forumin i cili këtë vit mbahet nën moton "Mbështetje për revolucionin e energjisë së pastër në Ballkanin Perëndimor" në Shkup, janë mbledhur ekspertë të lartë dhe aktorë kyç nga e gjithë bota. Ata po diskutojnë për sfidat dhe mundësitë në sektorin energjetik, me fokus te bashkëpunimi rajonal dhe përshpejtimi i tranzicionit të gjelbër. qa/

Foto: Ministria e Energjetikës

QËNDRONI TË LIDHUR