• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bozhinovska në Baku në panel-diskutimin "Rruga drejt ndërtesave zero-energjetike në Rajonin më të gjerë të Ballkanit"

Bozhinovska në Baku në panel-diskutimin

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale, Sanja Bozhinovska foli në panel-diskutimin "Rruga drejt ndërtesave zero-energjetike në Rajonin më të gjerë të Ballkanit", që po mbahet në suaza të samitit klimatik COP29 në Baku, Azerbajxhan. Ngjarja u kushtohet mundësive që i ofron efikasiteti energjetik si forcë shtytëse kyçe për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe përforcim të sigurisë energjetike në rajon, informuan sot pasdite nga Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale.

Bozhinovska i prezantoi përpjekjet e shtetit për përmirësim të efikasitetit energjetik, posaçërisht në sektorin e ndërtimtarisë. Ajo e ceki rëndësinë e nismës për ndërtesa zero-energjetike (NZEBs) si hap themelor për rajonin në tranzicionin drejt të ardhmes me karbon të ulët. Sipas saj, udhërrëfyesi i kohëmëparshëm i N}UNDP-së për rajonin thekson se arritja e NZEB standardeve është sfidë edhe teknike edhe politike që kërkon zgjidhje urgjente.

Sipas saj, për shtetin, rritja e efikasitetit energjetik në sektorin e ndërtimtarisë është një prej prioriteteve më të larta për agjendën nacionale klimatike dhe edhe nëse vendi e ka arritur nivelin e vet nacional prej 30,5 për qind për shfrytëzim të burimeve ripërtëritëse të ngrohjes dhe ftofjes. ka mbetur nevoja për mbindërtime të kahëzuara teknologjike në mënyrë që të ulet përdorimi i sistemeve të vjetëruara me biomasë.

Ministrja i theksoi angazhimet e shtetit në drejtim të përmirësimit të efikasitetit energjetik përmes Ligjit për efikasitet energjetik, që kërkon zhvillim të strategjisë afatgjate për rinovim të ndërtesave në periudhë prej së paku dhjetë viteve.

Realizimi i këtyre qëllimeve, siç theksoi ministrja, varet nga operacionalizimi i plotë i Fondit për efikasitet energjetik, që është kyç për financim të projekteve NZEB dhe rinovim.

Samiti COP29, që mbahet prej 10 deri më 15 nëntor, i bashkon liderët botërorë, ekspertë dhe prëfaqësues të qeverice me qëllim që t'i përforcojnë aksionet globale për mbrojtje klimatike.

"Prania e ministres Bozhinovska dhe pjesëmarrja e sah në panel e demonstron përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt qëllimeve të përbashkëta për të ardhme të qëndrueshme dhe me karbon të ulët", shtohet në kumtesë. ab/

Foto: Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Derivateve Minerale

QËNDRONI TË LIDHUR