• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bozhinovska mbajti fjalim në "Joint MDB Pavilion" në kuadër të COP29

Bozhinovska mbajti fjalim në

Shkup, 15 nëntor 2024 (MIA) - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska mori pjesë në panel diskutimin në kuadër të "Joint MDB (Multilateral Development Banks) Pavilion" të COP29, në Baku, kushtuar vlerës së platformave për veprim klimatik dhe mobilizim të financave për tranzicion energjetik.

Siç informon Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ministrja Bozhinovska theksoi përkushtimin e shtetit ndaj tranzicionit të drejtë energjetik përmes JETIR (Platforma për tranzicion të drejtë energjetik), e cila paraqet një bazë për braktisjen e qymyrit dhe rritjen e burimeve të rinovueshme të energjisë.

"Ambicja është e qartë: zhvillimi i një kapaciteti shtesë prej 1 GW të energjisë së rinovueshme si pjesë e një tranzicioni të përshpejtuar drejt energjisë së gjelbër. Kjo iniciativë jo vetëm që do të zvogëlojë emetimet e gazrave serrë, por do të hapë mundësi të reja për komunitetet lokale dhe do ta pozicionojë Maqedoninë si lider në rajon", theksoi ministrja Bozhinovska.

Ministrja Bozhinovska theksoi arritjet kyçe në kuadër të JETIR, siç janë: përforcimi i rrjetit energjetik, përmes ndihmës teknike dhe investimeve, me mbështetje të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe përgatitja për zbatimin e mekanizmit për marrëveshje për dallim (CfD), që do të simulojë pjesëmarrjen e sektorit privat në burimet e rinovueshme të energjisë.

Bozhinovska theksoi se për realizimin e suksesshëm të këtyre ambicieve është i domosdoshëm koordinimi dhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtar.

"Një tranzicion i drejtë kërkon investime të konsiderueshme financiare. Maqedonia ka nevojë për mbështetje të konsiderueshme financiare për të përmbushur këto kërkesa pa rrezikuar stabilitetin ekonomik. Në këtë kontekst, angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare është vendimtar. U bëjmë thirrje partnerëve tanë që të vazhdojnë ndihmën financiare, grantet dhe financimet preferenciale të nevojshme për të siguruar një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm. Mbi këtë bazë shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe përkushtimin që komuniteti ndërkombëtar ka dhënë deri më tani. Një sfidë kryesore është ta bëjmë këtë tranzicion të drejtë dhe gjithëpërfshirës, ​​veçanërisht për komunitetet që tradicionalisht janë varur nga minierat dhe termocentralet me qymyr. Qasja e Maqedonisë ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për punëtorët dhe komunitetet e prekura, ofrimin e mundësive të reja, të qëndrueshme dhe ruajtjen e stabilitetit social", tha Bozhinovska.

Suksesi i JETIR, siç theksohet, varet nga mbështetja e koordinuar e partnerëve ndërkombëtar dhe rajonal, duke përfshirë institucionet financiare, këshilltarët teknik dhe krijuesit e politikave. Sipas Bozhinovskës, rruga është ambicioze dhe sfidat janë të pashmangshme, progresi i deritanishëm konfirmon përkushtimin e vendit drejt arritjes së një të ardhme energjetike më të drejtë dhe më të gjelbër.

"Përmes përpjekjeve të bashkuara të Qeverisë, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtar, jam e bindur se Maqedonia mund t'i plotësojë qëllimet e saj dhe të bëhet shembull për tranzicionin energjetik në rajon", ka theksuar Bozhinovska në fjalën e saj.

"Joint MDB Pavilion" fokusohet në atë se si platformat për veprim klimatik mund të sigurojnë koordinim kombëtar dhe mbështetje ndërkombëtare për zbatimin e kontributit kombëtar (NDCs) në periudhën nga viti 2025-2035.  sa/

Foto: Ministria për Energji, Miniera dhe Burime Minerale 

QËNDRONI TË LIDHUR