Bozhinovska: Bashkëpunimi konsulent i MAKO SIGRE - bashkëpunim, ide dhe inovacione për të ardhmen e energjetikës
- Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska, si kryetare e Bordit të nderit sot hapi Konsulentën e 13-të të MAKO SIGRE, ngjarje kyçe për sektorin elektroenergjetik në vend, i cili mbledh kuadro akademike dhe industriale për të shkëmbyer ide, inovacione dhe zgjidhje praktike.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:26, 6 tetor, 2025
Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, Sanja Bozhinovska, si kryetare e Bordit të nderit sot hapi Konsulentën e 13-të të MAKO SIGRE, ngjarje kyçe për sektorin elektroenergjetik në vend, i cili mbledh kuadro akademike dhe industriale për të shkëmbyer ide, inovacione dhe zgjidhje praktike.
Në fjalimin e saj, ministrja theksoi se këshillimi është vendi ku debatojnë reformat më të reja dhe arritjet në energjetikë. Puna, kreativiteti dhe përkushtimi i inxhinierëve janë forca e vërtetë shtytëse e përaprimit në këtë sektor.
Bozhinovska theksoi se, pavarësisht rolit në rritje të inteligjencës artificiale në analiza dhe simulime, asgjë nuk mund ta zëvendësojë potencialin njerëzor dhe njohuritë e profesionistëve.
"IA mund të ndihmojë, por nuk mundë ta zëvendësojë mendjen krijuese, përvojën dhe pasionin e inxhinierëve që formësojnë çdo aspekt të sektorit energjetik", theksoi Bozhinovska.

Theks i veçantë është vendosur te inxhinierët e rinj dhe studentët, si e ardhmja e sektorit. "Energjia dhe angazhimi juaj janë themeli i zhvillimit afatgjatë të energjisë", theksoi Bozhinovska.
Ministrja i konfirmoi prioritetet e Ministrisë: sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë energjetike; rritjen e pjesëmarrjes së burimeve të rinovueshme si dielli, era dhe energjia gjeotermale; modernizimin e infrastrukturës së rrjetit përmes sistemeve digjitale dhe inteligjente; mbështetjen për investime përmes rregulloreve të parashikueshme dhe partneriteteve publike-private; zhvillimin e kapitalit njerëzor nëpërmjet arsimit dhe trajnimeve profesionale; dhe bashkëpunim të shtuar rajonal dhe ndërkombëtar.
Në ngjarje morën pjesë ekspertë nga industria, akademia dhe inxhinierët e rinj, ndërsa Ministria do të vazhdojë të sigurojë mbështetje dhe dialog me të gjithë aktorët në sektor. qa/
Foto: MEMLP